Presidenti Ilir Meta ka refuzuar t’u përgjigjet gazetarëve për deklaratën e tij se Kryeministri Edi Rama është pjesë e një lobi pro-serb.
Gjithashtu Meta nuk pranoi të komentojë nëse do të jetë ai një Vasil Laç që do ta shpëtojë Shqipërinë. Ai tha se dekorimi i Laçit ishte në kuadër të 75 vjetorit të Çlirimit dhe se e kishte përzgjedhur atë së bashku me Mujo Ulqinakun.
“Unë nuk jam këtu për t’u përgjigjur komenteve tuaja. Por ju siguroj se Presidenca do të mbetet kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës” – u tha Meta gazetarëve gjatë një konference për shtyp.
/a.r











