Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Presidentit Ilir Meta për t’i vendosur disa kushte ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, lidhur me negociatat me Greqinë. Rama ka deklaruar se ndan me Presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që të gjitha kanionet të jenë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit për Beratit. Ai deklaroi se është vendi i gabuar për t’u pyetur për plotfuqinë e Presidentit mbi paktin detar me Greqinë, duke treguar se ka qenë pikërisht Meta që e ka prezantuar me kanionet.
“Ndaj me Presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që të gjithë kanionet të jenë një nga pikat kryesore të zhvillimit të turizmit për Beratin. Është vendi i gabuar për të nxjerrë nëse ka një problem mes meje dhe Presidentit. Ai më ka prezantuar me kanionet dhe falë tij kam bërë dhe raftin e parë. Kjo është e vetmja përgjigje që mund të jepja”, tha Rama.










