• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Meta, reforma në drejtësi dhe frika nga një pakt Rama-Basha

by A R
04/07/2019 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Ilir Meta shpërndau në Facebook një postim të Ylli Manjanit me përmbajtje të fortë qortuese ndaj qëndrimeve të Ambasadës amerikane, sa i takon vlefshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit dhe qëndrimeve për krizën politike e institucionale në Tiranë, shumë menduan se presidenti kishte shpërndarë një mendim të tijin, por të shprehur përmes fjalëve të dala nga koka ish-ministrit të Drejtësisë në kohën e miratimit të reformës në drejtësi.

Presidenti i kishte dhënë sinjalet se po shkonte në një kurs përplasjeje të fortë me ndërkombëtarët, sidomos me amerikanët, por askush nuk e kishte parashikuar se kjo përplasje do të shkonte në përmasat e asaj të Sali Berishës me ambasadoren amerikane, Mariza Lino në vitin 1997. Të gjitha dyshimet Meta i hoqi në konferencën e së martës, ku për më shumë se 65 minuta iu përgjigj edhe pyetjeve të forta të gazetarëve.

Presidenti tha se qëndrimi i tij nuk bie ndesh me interesat amerikane në Shqipëri dhe rajon, duke nënkuptuar se për të, Ambasada amerikane në Tiranë po ndjek një agjendë tjetër nga ajo e Uashingtonit zyrtar.

Ilir Meta shquhet për temperamentin luftarak në politikë, sa herë që është vënë përballë sulmeve të kundërshtarëve. Por, këtë herë ai foli me të njëjtën gjuhë si kryetar partie, por nga zyra e presidentit. Ndaj, pyetja që shtrohet është se çfarë e detyroi Ilir Metën, që të shpërthente ndaj të gjithëve nga karrigia relativisht e rehatshme e presidentit?

Dalja “i vetëm kundër të gjithëve” e së martës pasonte daljet e javës së fundit parazgjedhore ku asnjëherë nuk shënjestroi ndërkombëtarët, por u përpoq që t’i bindte ata se procesi zgjedhor i 30 qershorit, sipas dekretit të nxjerrë prej tij ishte nul. Përpjekja mbërriti deri në zyrat qendrore të OSBE/ODIHR, me anë të së cilës presidenti e njoftonte se ky institucion do të monitoronte ditën e dielë një proces që për të ishte juridikisht i pavlefshëm.

Me përjashtim të Këshillit të Europës, asnjë mision tjetër ndërkombëtar nuk u tërhoq nga vëzhgimi i zgjedhjeve. Ato u zhvilluan ditën e dielë, ku për herë të parë në historinë e vendit, presidenti i Republikës nuk votoi. Meta priti edhe të hënën për t’u njohur me qëndrimin e ndërkombëtarëve mbi këtë proces. OSBE/ODIHR doli me gjetjet paraprake dhe nga ajo se çfarë kishte parë e dëgjuar, fshikulloi që të gjithë, por refuzoi që të deklaronte nëse zgjedhjet kishin apo jo standarde.

Ambasada amerikane pasoi me një deklaratë të shpërndarë urgjentisht, ku e njeh procesin përsa kohe Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për të kundërtën. Në dijeni të këtyre përgjigjeve, presidenti doli dhe shpërtheu ditën e martë. A lidhet ky shpërthim vetëm me shpërfilljen e dekretit të tij? Nga ajo se çfarë tha vetë kreu i shtetit, jo.

Shpërthimi lidhet më fort me reformën në drejtësi. Meta e cilësoi atë “Ramaformë”, duke akuzuar kryeministrin se po kap sistemin e drejtësisë, i ndihmuar nga George Soros. Koha e përzgjedhur për të dalë hapur kundër kësaj reforme lidhet edhe me zhvillimet e brendshme politike.

Në përfundim të procesit të votimit të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp. Si njeriu që këmbënguli deri në fund për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, ai deklaroi fitoren. Por, në një garë ku ishte praktikisht i vetëm, lajmi i fitores pak rëndësi kishte.

Me rëndësi mes rreshtave të deklaratës së Ramës ishte ftesa për dialog drejtuar Lulzim Bashës. Rama e dorëzoi ftesën të hapur, pa përjashtuar as dorëheqjen, as qeverinë tranzitore dhe as zgjedhje parlamentare të parakohshme. Kushti i vënë prej tij ishte vetëm reforma në drejtësi.

“Reforma në drejtësi jo nuk diskutohet, por vetëm mbështetet. Duhet të jetë shumë e qartë qysh sot për të gjithë, se unë nuk kam as disponimin më minimal për asnjë pazar politik për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë lloj marrëveshje për të penguar drejtësinë të merret me zullumet e kujtdoqoftë, djathtas, apo majtas”, tha Rama.

Nga ana tjetër, dorëheqja e Ramës, qeveria tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme janë kushtet e panegociueshme të Lulzim Bashës. Sa i takon reformës në drejtësi është e vërtetë që Basha e ka sulmuar atë, duke akuzuar Kryeministrin se përmes vettingut po kap sistemin, por nuk e ka pikë të panegociueshme rishikimin e kësaj reforme.

Në të tilla rrethana, për të marrë as më pak dhe as më shumë, dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme, kërkesa për të cilat ka nxjerrë në rrugë mbështetësit e opozitës që prej muajit shkurt, Bashës do t’i duhet të heqë dorë nga rishikimi i reformës në drejtësi. Nëse nuk e bën këtë, atëherë sipas kushteve të vëna nga të dyja palët nuk do të ketë dialog dhe rrjedhimisht as dorëheqje të Edi Ramës.

Kostoja e kësaj rruge është e paparashikueshme jo vetëm për karrigen e kryetarit të opozitës, por për vetë karrierën politike të Lulzim Bashës. Pa asnjë pushtet në dorë, gjasat që ata që e mbështetën në rrugën ekstreme të djegies së mandateve parlamentare dhe mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit, t’i kundërviheshin nga të gjitha anët.

Të gjitha këto dhe presioni i ndërkombëtarëve, se tani është koha për të dialogur dhe ngritur institucionet e reja të drejtësisë, duke nisur me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, sugjerojnë se Edi Rama dhe Lulzim Basha po shkojnë të detyruar drejt një dialogu që përjashton Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe që mund të mbyllet me një marrëveshje që nuk do të cenojë reformën në drejtësi.

Ndaj, ndërhyrja e Ilir Metës në këtë fazë mund të interpretohet si përpjekje për ta parandaluar këtë marrëveshje të mundshme, nëse në të nuk diskutohet rishikimi i reformës në drejtësi, të cilën prej dy ditësh Presidenti e quan “Ramaformë”.

“Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias. Po Ramaforma ku bazohet?!! Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias. Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist. Ju të gjithë e dini arritjen më të freskët të Ramaformës në Drejtësi, pikërisht momentin kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajetit trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit.

Pas pak fillojmë me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë në Ramaformë. Ky do të jetë një cikël i gjatë, shpjegues dhe çtensionues. Pasi të përfundojmë me Ramaformën në Drejtësi, do vijojmë me Ramaformat në të gjitha fushat e jetës”, thotë Meta.

Por, kjo nuk është hera e parë që Ilir Meta mban qëndrime kritike ndaj mënyrës së zbatimit të reformës. Në maj të këtij viti ai kritikonte misionin Euralius. Meta tha se pas ngërçit që u krijua me shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u kërkoi të gjitha institucioneve që të diskutojnë dhe vendosin, por misioni Euralius kishte refuzuar, sipas kreut të shtetit me argumentin se ‘ishin misioni teknik’. Por, Meta hamendësoi se në të vërtetë misioni kishte marrë porosi politike. Do të thotë se kishin marrë porosi politike dhe tha se kjo nuk është drejtësi europiane, dhe nuk do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

Si i “detyruan” ndërkombëtarët të votonin reformën në drejtësi

Si rrallë herë në këto 3 dekada, në mesnatën e 21 korrikut 2016 dhe duke gdhirë data 22, në parlamentin e Shqipërisë pati një kolor kartonësh në duart e deputetëve, të majtë e të djathtë. Jo të gjithë ishin të bindur për të ngritur kartonin jeshil.

Një pjesë e mirë e ligjëvënësve u detyruan që të bënin një nga votimet më të rëndësishme, atë të reformës në drejtësi. Kundërshtarët e saj ishin publikë dhe aktorë kyç. Jo vetëm PD, por edhe aleati i kryeministrit Rama, LSI dhe Ilir Meta që ishte kryetar i Parlamentit ishin kundër.

Donald Lu, ambasadori i SHBA në Tiranë në atë kohë luajti një rol të padiskutueshëm për votimin 140 Pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Selia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë i luajti të gjitha kartat para asaj seance. Deputetëve që nuk do ta votonin paketën e reformës në drejtësi iu dërguan mesazhe të drejtpërdrejta në telefonat e tyre, një pjesë u thirrën në ambasadë, e të tjerëve iu dërguan mesazhe publike.

Dyshja Donald Lu dhe Romana Vllahutin e duartrokitën nga llozha e Parlamentit këtë votim unanim të deputetëve. Kryeministri Edi Rama tha në atë kohë se votimi do të çelë siparin e një revolucioni në sistemin e drejtësisë. “I siguroj shqiptarët se gjykatësit e prokurorët e korruptuar do i fshijë fshesa e vetingut”, tha Rama.

Ndërsa lideri i PD-së Lulzim Basha tha se “Reforma në Drejtësi që u miratua me konsensusin e plotë të Parlamentit të Shqipërisës është një ogur i mirë për bashkimin e shqiptarëve për drejtësinë e standardit europian”. Sipas tij kjo ishte një betejë që duhet t’i bashkonte shqiptarët. 22 korriku i 2016-ës i bashkoi nën kartonin jeshil të gjithë, por shënoi edhe nisjen e “divorcit” PS-LSI, që do të zyrtarizohej një vit më pas në zgjedhjet e 2017-ës. Ilir Meta si kryetar i LSI dhe kryeparlamentar ishte përplasur publikisht me Fatmir Xhafajn, njeriun kyç të reformës në Drejtësi.

Fillimi i 2017-ës e nxori Partinë Demokratike në bulevard dhe e instaloi atë për tre muaj nën çadër para godinës së Kryeministrisë. Drejt ndarjes zyrtare me LSI, PS zgjodhi Ilir Metën President, ndërsa marrëveshja e 17 majit Rama-Basha i dha fund krizës politike, solli zgjedhjet parlamentare të qershorit dhe u dha shumicën socialistëve për të qeverisur të vetëm në mandatin e dytë.

(Gazeta Si)

Next Post
800 mijë euro drogë në makinë, pranga shqiptarit

800 mijë euro drogë në makinë, pranga shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In