Presidenti i Republikës, Ilir Meta e konsideron shokues sulmet me bomba në Sri Lanka, që lanë pas më shumë se 100 viktima.
Me anë të një reagimi, Meta thekson se terroristët përdorin fenë për qëllimet e tyre politike.
“Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, thekson Meta në reagimin e tij për sulmet e përgjakshme.
g.kosovari