• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta-Rama, valle shpatash në kohën e Covid

by Ylli Pata
07/07/2020 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Deklarata e presidentit Ilir Meta, i cili falënderoi dje mazhorancën, është një nga ngjarjet politikisht jo të shpeshta në performancën e këtij kryetari të shteti që nga 2017-a.

Megjithatë, herë pas here ndodhin. Siç edhe dje, kur Ilir Meta kishte vërtetë dy raste për të treguar përpara publikut se është i fituar, dhe kur është i fituar Presidenti jo vetëm që është i qetë, por është edhe i dashur.

Në një lëvizje të shpejtë, Meta arriti të rrëzojë Ardian Dvoranin nga Gjykata e Lartë, e rrjedhimisht edhe

Ky lirim rruge për Ilir Metën nga mazhoranca, erdhi pasi presidenti në mes të pandemisë pati një “flirt” me Ramën, duke miratuar me shpejtësi draftin dragonian për ndryshime në Kodin Penal, çka e vuri presidentin nën shënjestrën e Partisë Demokratike.

Pas asaj që ndodhi në pranverë, pritej që Meta të merrte diçka, gjë që ndodhi në mes të verës.

Tani radha do të jetë e Gjykatës Kushtetuese, të cilën ambasadorja amerikane Yuri Kim, bëri thirrje ta ngrenë sa më shpejt dhe po bën takime gati të përditshme.

Aty do të kemi një sinjal sesa do të zgjasë kjo paqe, ndërkohë që gjithashtu ‘pending’ është edhe Komisioni Parlamentar për Hetimin e presidentit, i cili në këtë muaj duhet të vendosë çfarë do të bëjë, të mbyllet apo të marrë vendim.

E duket që shumë shpejt do të kemi sinjalet e duhura që ta paralajmërojnë këtë zhvillim nga palët.

Por, Rama dhe Meta, që kur ky i fundit është zgjedhur president, po bindin edhe më shumë se marrëdhënia e tyre e acaruar është më shumë një PR sesa realitet politikë.

Dy krerët më të lartë të shtetit, ngjajnë me dy valltar shpatash, që thirren të performojnë sipas një program të caktuar dhe me të njëjtët spektatorë që nuk mërziten kurrë.

Një valle, ku dy ‘valltarët’ nuk e prekin kurrë njëri-tjetrin, por vetëm tundin armën e ftohtë në ajër.

Next Post
“Vetëvrasja e babait, 10 ditë para mbrëmjes së maturës, ishte…”/ Flet shoqja e gjimnazit: Në takimin e fundit me Blertën dhe Anisën…

"Vetëvrasja e babait, 10 ditë para mbrëmjes së maturës, ishte..."/ Flet shoqja e gjimnazit: Në takimin e fundit me Blertën dhe Anisën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In