• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Meta-Rama, një marrëzi autentike shqiptare

by Skënder Minxhozi
05/01/2021 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Koalicioni PS-LSI përfundoi në verën e vitit 2017 me një akt gjigand hipokrizie politike nga të dyja partitë që bëheshin gati të divorcoheshin. Nga njëra anë socialistët zgjidhin me votat e tyre dhe me shumë dëshirë e harè Ilir Metën si President, nga ana tjetër të dyja partitë përgatiteshin të bënin kundër njëra-tjetrës një fushatë të egër akuzash, ndërkohë që në krye të podiumeve qëndronte pikërisht Ilir Meta, me stemën e sapovënë të kryetarit të shtetit, në jakën e xhaketës.

Nga ai moment mes PS e LSI ka rrjedhur shumë helm nëpër vena dhe shumë bojë akuzash nëpër gazeta. Zgjedhjet e 25 prillit vetëm sa po e maisin pak më tepër këtë armiqësi të vjetër dhe të thellë. Ashtu siç po e mais konfliktin mes të dy siglave edhe sherri Meta-Rama, që tani ka marrë nota thellësisht personale.

Të dy krerët më të lartë te vendit nuk kanë bërë asgjë që ta zbusin sadopak këtë përplasje, e cila duket sa instiktive, aq edhe e kërkuar. Kryeministri sponsorizoi për muaj të tërë një nismë për ta shkarkuar Presidentin, edhe pse e dinte se kjo nuk do të ndodhte. Përkrahësit e Ramës, të gjithë votues në vitin 2017 në seancën që zgjodhi Ilir Metën kryetar shteti, e kanë sulmuar gjithashtu pa rezerva dhe dorashka Presidentin, në shembullin e shefit të tyre partiak. Ngjan se në këtë dimër të dominuar nga pandemia, mes dy partive të majta (nëse ka ende diçka të majtë brenda tyre), po konsumohet një konflikt i pakthyeshëm, që do të na shoqërojë deri në fund të prillit.

Nga ana e tij, edhe Presidenti i vendit nuk mbetur pas. Në rrugën e tij të kundërshtimit dhe të përplasjes me maxhorancës, Ilie Meta ka krijuar një model Presidenti që shpërfill gjithçka, që nuk pyet për ligj, për Kushtetutë dhe për protokollet më formale të një kreu shteti.

Në katër vjet Meta ka konsumuar shkelje ligjore që do të duhej ta mbanin në punë për javë të tëra Gjykatën Kushtetuese. Kur Rama bëri ndryshimet në qeveri, pas protestave studentore, Meta bllokoi si emërimet, ashtu dhe shkarkimet e ministrave. Bllokimi arbitrar dhe haptazi antiligjor i dekreteve, krijoi imazhin e një presidenti që pretendonte të “bashkëqeveriste” me kryeministrin dhe shumicën parlamentare. Shumë kohë më pas, kur Rama preku për herë të fundit kabinetin ministror pak ditë më parë, frika nga një bllokim i mundshëm i Metës ishte ende e pranishme. U përhapën fjalë se ai kishte deklaruar se nuk do të dekretonte askënd që nuk ishte tashmë deputet apo minister. Pretendimi i Presidentit për të pasur rol dhe akses në emrat e ministrave ka krijuar një precedent të rrezikshëm që Kushtetuesja duhet ta adresojë një herë e mirë.

Ilir Meta do të mbahet mend gjatë si presidenti që ktheu pas buxhetin e shtetit. Një marrëzi unike në llojin e saj, që vetëm një kryetar shteti i dalë jashtë rolit dhe kompetencave të tij, mund ta çojë nëpër mend. Nëse ka një gjë për të cilën zgjidhet një maxhorancë, kjo është menaxhimi i parasë publike. Nuk ka bërë sa duhet për krizën e Covid, ishte justifikimi i kreut të shtetit. Po sikur të shtonte fjala vjen, që s’ka bërë sa duhet as për bujqit, as për peshkimin, Festivalin e Këngës apo Kombëtaren e Futbollit?!

Dhe natyrshëm vijmë tek bllokimi i fundit i huasë mes vendit tonë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për vijimin e projektit  të Lungomares së Vlorës, që u mësua rastësisht pas debatit në distancë me kryeministrin. Një tjetër akt i kuptueshëm vetëm në optikën e teatrit absurd që po luhet mes Presidencës dhe qeverisë.

Në katër vjet si President i rreshtuar hapur me njërën palë, Ilir Meta ka ndërtuar me dëshirë e vetëdije të plotë identikitin e Presidentit të zhveshur nga meraku institucional i balancës dhe ekuilibrit mes partive politike, pozitës dhe opozitës. Kemi një kryetar shteti që nuk dekreton ministra, që bllokon buxhete dhe fonde publike, krejt në kundërshtim me atë që është tagri i tij institucuional.

Këtë bjerrje të rrezikshme përtej sinoreve të ligjit dhe Kushtetutës Ilir Meta e shet gjithë ditën si vlerë dhe trimëri, i rrethuar nga servilë e duartrokitës televizionesh që i thurin lavde “të vetmit zyrtar të lartë të pakapur nga Rilindja”. Paçka se harrojnë se kapja është gjithmonë e keqe për një kryetar shteti, si kur të kap qeveria, ashtu edhe kur të kap opozita. Një President i kapur nga mënga nga njëra palë, është gjithsesi një President antikushtetues. Aq më keq kur ai në fakt nuk dëshëron të kapet fare nga mënga nga opozita, por të jetë vetë opozita!

Next Post
Erdhën nga Britania dhe shkelën karantinën 14 ditore duke u larguar përsëri/ Policia gjobit 6 persona me nga 700 mijë lekë

Erdhën nga Britania dhe shkelën karantinën 14 ditore duke u larguar përsëri/ Policia gjobit 6 persona me nga 700 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In