• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Pse lëvizshmëria e të rinjve, mund të kthehet në mallkim

by A R
13/11/2018 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta thotë se pellgu i Mesdheut është i bekuar që ka shtrirjen e kufirit të Bashkimit Europian në këtë rajon dhe se Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe tashmë përfiton nga shumë programe europiane që synojnë fuqizimin e rinisë.

Ai shprehet se dhjetëra mijëra studentë shqiptarë studiojnë në shkollat dhe universitetet evropiane dhe se qindra syresh janë përfitues të drejtpërdrejtë të trajnimeve profesionale vendore.

Por ai thotë se ne jemi ende shumë larg për sa i takon potencialit tonë të mundshëm në industrinë detare dhe të turizmi, duke thënë se është ende i paeksploruar, i pajisur me perspektivë për zhvillim të mëtejshëm.

Duke folur nga Marseja e Francës, ku ishte i ftuar nderi në Konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Marsejë me temë “Mesdheu i së Ardhmes”, ai tha se sektorë të tjerë potencialë përfshijnë bujqësinë dhe Teknologjitë e Informimit dhe Komunikimit, të cilat kanë filluar të lulëzojnë tashmë në vend.

Por Presidenti thotë, përveç kësaj tablojeje emocionuese, i duhet të pranojë që Shqipëria po përballet me sfida serioze.

Në këtë drejtim deklaroi se lëvizshmëria e të rinjve mund të jetë një diçka e mirë dhe mund të konsiderohet si bekim por, në njëfarë mënyre, ajo mund të shndërrohet edhe në një mallkim, nëse njerëzit nuk kthehen sërish në vendin e tyre.

Meta tha se fatkeqësisht, në rajonin e Ballkanit, kjo dukuri po bëhet më shqetësuese, pasi të rinjtë e kanë më të lehtë të largohen dhe të rehatohen në një jetë më mirë, në vend që të qëndrojnë në atdheun e tyre dhe të përpiqen e të luftojnë për ta ndryshuar atë.

Për kreun e shtetit, ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për zhvillimin tonë ekonomik dhe kohezionin social.

Sipas tij, nëse nuk trajtohet në shkaqet dhe rrënjët e tij, ai mund të prodhojë një cikël të rrezikshëm vicioz që vështirë se mund të shpërthehet e të këputet.

Prandaj kreu i shtetit, konsideron se nuk ka gjë më të rëndësishme se mbajtja e të rinjve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

“Ne duhet ta kombinojmë arsimin edhe më cilësor me mirëqeverisjen dhe politikat publike që u japin përparësi investimeve të mbështetur në aftësitë për të cilat ka nevojë ekonomia jonë dhe sektori privat”, deklaroi ndër të tjera Presidenti.

Po ashtu tha se është detyrë e politikanëve që të jenë udhërrëfyesit e tyre në mënyrë që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet.

“Ne na duhet të pajisim me dije dhe fuqi shumë të rinj anembanë Mesdheut për të garantuar një Mesdhe më të sigurt dhe akoma edhe më të begatë, sepse rajoni mesdhetar është më i bukuri në botë, me potenciale të mëdha për një rritje dhe zhvillim më të shpejtë, të mbështetur në burimet tona natyrore. Kështu që e ardhmja e rajonit tonë varet nga arsimimi më i mirë dhe motivimi i brezave tanë të ardhshëm!”, deklaroi Meta.

/b.d

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 13 Tetor 2018

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In