• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Projekti “Serbia e Madhe” dështoi, ndërsa të gjithë shqiptarët kanë një dëshirë të përbashkët

by Java News
25/10/2019 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe egjiptiane “Al – Ahram”. Gjatë intervistës, Meta vuri theksin tek ajo që ai e quan projekt i përbashkët i shqiptarve dhe sipas tij ky projekt “është bashkimi me Europën”.

Duke folur për Europën dhe Bashkimin Europian, ai thotë se, “BE tani nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sidoqoftë, Bashkimi Europian është ndërmarrja më e mirë njerëzore, ku përparimi ekonomik ecën paralelisht me përparimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve. Situata e BE do të përmirësohet pas reformave të reja”.

Presidenti Meta beson se Ballkani Perëndimor do të bashkohet me BE një ditë dhe se kjo është në interes edhe të vetë BE-së.

Meta beson në paqen rajonale dhe teksa i përgjigjet pyetjes mbi marrëdhëniet e tij me Turqinë dhe Greqinë ai tha, “Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ne ishim dhe do të mbetemi fqinj. Të dy ne jemi anëtarë në NATO. Kemi një minoritet Grek në Shqipëri dhe ka një numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Lidhja jonë me Turqinë është gjithashtu historike. Ne kemi interesa të mëdha ekonomike por unë do të doja të shprehesha qartësisht se: është e rëndësishme për Shqipërinë që problemet midis vendeve të tjera nuk duhet të ndikojnë tek ne. Nuk është detyrë e Shqipërisë të luajë rolin e arbitrit në konfliktet dhe problemet që ndodhin në vendet e tjera”.

I pyetur për idenë e “Shqipërisë së Madhe”, Meta thotë se “të gjithë shqiptarët kanë një projekt të përbashkët. Ky është bashkimi me Europën. Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është aspak e mundshme. Projekti “Serbia e Madhe” dështoi. Ne po jetojmë në një rajon të ndërlikuar. Nuk ka vend ‘të pastër etnikisht’ në Ballkan. Është çmenduri e plotë të flasim për projekte ekspansioniste në këtë aspekt”.

Next Post
Pas Ramës, e konfirmon edhe Kurti: Po, do takohem sot me kryeministrin e Shqipërisë

Pas Ramës, e konfirmon edhe Kurti: Po, do takohem sot me kryeministrin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In