Partia e Lirisë ka prezantuar një sërë pikash që do i kërkojnë qeverisë me qëllim që të bëhet më e lehtë për qytetarët që të përballojnë krizën e rritjes së çmimeve.
“Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë. Për studentët nuk është parashikuar asnje mbështetje financiare në Pr.buxhetin e 2023.
Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët. Në Pr.buxhetin 2023 është parashikuar vetem 0.05% PPB. Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, ndaj në projekt buxhetin e 2023 do kerkojmë që rritja të jetë 20% nga buxheti shtetit sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve. Në Pr. buxhet është parashikuar vetëm 7% rritje page për pedagogët. Do të kërkojmë rritjen e pagave 12% të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe koston e jeteses. Në Pr.buxhet është parashikuar rritje page për mësuesit 6% i cili fillon në Korrik 2023.
Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX. Në Pr. buxhet parashikohen libra falas të përdorur. Do të kerkohet rritja e pages së mjekëve në masen 12% duke filluar nga 1 janari Bujqësia: Heqja e TVSH për imputet bujqësore. Lënien e tavanit prej 50 milionë lekë investim, për përfitimin e uljes së TVSH të makinerive bujqësore. Një shtesë prej 5 miliardë Lekë, për mbështetjen e prodhimit bujqësor-blegtoral, agroindsturial dhe marketingut”, tha Meta.
Ai u ndal sërish te Porti i Durrësit ku tha se drejtësia duhet të nisë menjëherë hetimin.
“Drejtësia duhet të veprojë menjëherë se janë të gjitha faktet publike dhe ne do të ecim në këtë rrugë”, tha Meta.
/e.d











