• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 Meta pret një përfaqësi të grave deputete nga Parlamenti i Taxhikistanit

by Java News
05/04/2016 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot një përfaqësi të grave parlamentare nga Republika e Taxhikistanit, të cilat vizitojnë Shqipërinë me ftesë të OSBE-së me qëllim shkëmbimin e eksperiencave për rritjen e përfaqësimit të grave në jetën politike dhe për ndërtimin e një rrjeti kontaktesh dhe komunikimi me gratë deputete në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u uroi mirëseardhjen në Shqipëri përfaqësueseve politike nga partitë e ndryshme politike të Taxhikistanit dhe vuri në dukje se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në rritjen e përfaqësimit të grave në politike duke shënuar përmirësime të dukshme në drejtim të barazisë gjinore. Kjo tha Meta është arritur përmes vendosjes së kuotave në listat elektorale dhe përmes kontributit të grave deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë drejtim u vlerësua roli i OSBE/ODIHR në rekomandimet e ofruara për përmirësimin e kodit zgjedhor në Shqipëri.

Përfaqësueset e delegacionit të grave deputete të Taxhikistanit shprehën kënaqësinë e tyre për këtë vizitë në Shqipëri si dhe mirënjohjen ndaj OSBE-së e cila mundësoi në sërë takimesh të rëndësishme në interes të rritjes së bashkëpunimit dhe përfitimit të eksperiencës shqiptare në rritjen e rolit të grave në politikëbërje.

Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu besimin e tij se me përmirësimet në kodin zgjedhor si dhe me bashkëpunim konstruktiv mes grupeve politike, Shqipëria do të ketë përfaqësim edhe më domethënës të grave në të gjitha sferat e jetës publike dhe politike në të ardhmen.

Next Post

Fotolajm/ Çfarë po i bën Stresi të pasmeve nudo të kësaj vajze...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In