• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta pret nënkryetarin e BDI: Bashkëpunim për tejkalimin e krizës në Maqedoni

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në një takim nënkryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit politike në Maqedoni dhe rëndësinë që ka zgjidhja dhe kapërcimi i krizës politike në vendin fqinj.

Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp se gjatë takimit, Meta theksoi se është me rëndësi që të respektohet marrëveshja e Perzhinos,e arritur mes forcave politike dhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë tejkalimit të krizës politike dhe realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit theksoi edhe rëndësinë që ka për Maqedoninë monitorimi sa më i gjerë i këtyre zgjedhjeve nga organizatat e specializuara ndërkombëtare dhe vendase. Z. Meta nënvizoi domosdoshmërinë që forcat politike në Maqedoni të ofrojnë nja qasje sa më bashkëpunuese dhe konstruktive për tejkalimin e krizës politike dhe realizimin me sukses të zgjedhjeve, në mënyrë që ato të mos jetë të kontestueshme dhe forcat politike të pranojnë verdiktin e qytetarëve të Maqedonisë.

Kreu i Kuvendit kërkoi nga bashkëbiseduesi që forcat politike shqiptare në Maqedoni, si një faktor tepër i rëndësishëm, të bashkëpunojnë pa paragjykime dhe të jenë të unifikuara në qëndrimin ndaj realizimit të të drejtave të shqiptarëve dhe interesit të tyre kombëtar për mirëqenie dhe integrim. Gjatë takimit, Meta vuri në dukje rëndësinë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve në të gjitha fushat me Maqedoninë dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e saj Euro-Atlantik. “Stabiliteti, prosperiteti dhe integrimi i Maqedonisë janë jetike për Shqipërinë dhe të ardhmen e përbashkët të gjithë rajonit tonë”, tha Kryetari i Kuvendit.
Z. Mexhiti falënderoi kreun e Kuvendit, Meta për vëmendjen e përhershme që ai i kushton situatës në Maqedoni dhe bashkëpunimit mes faktorëve politikë shqiptarë atje dhe theksoi se marrëdhëniet e tij pa paragjykime me të gjitha palët janë një kontribut dhe mesazh i veçantë.

Next Post

Videolajm/ Shoferi i X6-ës nuk e ka problem të bëjë seks teksa drejton mjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In