• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta pret ndihmëssekretarin amerikan për çështjet e sigurisë

by Java News
16/12/2016 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot në Kuvend Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin, të cilin e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit në Shqipëri, dhe veçanërisht për mbështetjen në drejtim të forcimit të sigurisë.

Në këtë kuadër u vlerësua bashkëpunimi dypalësh për forcimin e sigurisë kufitare, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimit të elementëve terroristë, sidomos në kuadër të lëvizjeve të paprecedenta migratore të viteve të fundit.

Meta u shpreh se “Vetëm një sistem transparent dhe modern mund të na ndihmojë të sigurojmë kufijtë tanë më mirë. Ndaj bashkëpunimi i ngushtë me SHBA në këtë drejtim na ndihmon jo vetëm në forcimin e parametrave të sigurisë brenda vendit, por na rrit kredibilitetin edhe ndaj partnerëve tanë euro-atlantikë, si një kontribut për forcimin e sigurisë rajonale”.

Në këtë drejtim Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi rëndësinë e nënshkrimit pa vonesa të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA për “Forcimin e Bashkëpunimit në Parandalimin e Terrorizmit dhe për Luftën ndaj Emigracioninit të Paligjshëm dhe Krimeve të Rënda” i cili do të ndihmojë në shkëmbimin e informacionit biometrik në kohë reale.

Ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare i Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare z. Alan Bersin theksoi se “SHBA janë krenarë që qëndrojnë përkrah jush, ndaj do të maksimizojmë përpjekjet tona me qëllim që edhe Shqipëria të jetë pjesë e sitemeve të sigurta e në kohë reale të shkëmbimit të informacionit në pikat kufitare”.

“Shqipëria është një shembull i tolerancës ndër-fetare dhe ky model duhet ruajtur” – vuri në dukje z. Bersin.

Në përfundim Ndihmës Sekretari Bersin e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit Meta për miratimin konsensual të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi dhe nënvizoi se implementimi i kësaj reforme kyçe do t’a ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit.

Nga ana e tij, Meta vlerësoi kontributin e SHBA dhe Misionit OPDAT për mbështetjen e tyre ndaj reformës në drejtësi dhe shprehu besimin në suksesin e këtij bashkëpunimi edhe gjatë zbatimit të kësaj reforme historike për vendin.

Në takim morën pjesë edhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Arta Dade dhe Ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu.
BW/d.i.

Next Post
Vettingu/ Dedja rrëzon pretendimet e Bashës: Varianti në Venecia origjinali, gabimet gjuhësore nuk cënojnë thelbin

Vettingu/ Kreu i Kushtetueses Dedja: Po na bëhet presion... ligji do vendosë se kush do të shkojë ferr e kush jo!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In