• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta pranon takimin e fshehtë me Bashën gjatë çadrës: Ja çfarë biseduam

by A R
08/06/2017 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pranuar për herë të parë se ka pasur një takim “sekret” me Lulzim Bashën, gjatë kohës që PD qëndronte në Çadrën përpara Kryeministrisë.

I ftuar në “Opinion”, Meta rrëfeu bisedën e zhvilluar me kryetarin e PD, në prani edhe të dy personave të tjerë, përfshirë edhe Petrit Vasilin.

“Basha s’më ka pyetur për çadrën dhe s’kishte asnjë arsye të më pyeste. Basha e konceptoi Çadrën si serë për të rritur autoritetin e vet brenda PD.

Jam takuar me z.Basha gjatë çadrës në prani ehde të dy personave të tjerë. Një prej tyre është Petrit Vasili. I kam thënë z.Basha, ato që ia kam thëne dhe Ramës, McAllister, ndërkombëtarëve, i kam thënë: Për drogën, dekriminalizimin ke të drejtë dhe kemi mbështetur këtë çështje para PD-së, se PD u kujtua pasi humbi Dibrën.

Për punën e z.Rama i kam thënë mos prit të dalë LSI në Çadër se kjo nuk zgjidh nddonjë gjë dhe e dyta po doli LSI në Çadër nuk ka vend për ty. Mos prit nga unë të shkoj në Kuvend dhe të votoj kundër Ramës sepse kam një marrëveshje dhe ai është kryeministër legjitim, por t’i ke të drejtë të kërkosh disa garanci por s’mund ta teprosh. Harro votimin elektronik se do një vit e ca që të bëhet.

I kam thënë mbështes shtyrjen e zgjedhjeve por brenda korrikut, jo në gusht. Bashës i kam thënë se ke humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve, vetëm Doris Pack të mbështet”, u shpreh Meta.

Sa i takon daljes në fushatë pas zgjedhjes President, Meta tha se nuk ka shkelur Kushtetutën. Ai i përcolli një mesazh Ramës dhe Bashës se nëse ka shkelur Kushtetutën, le të mbledhin Kuvendin dhe ta shkarkojnë.

Meta u shpreh skeptik për marrëveshjen Rama-Basha, duke theksuar se ajo do dështojë pasi cenon demokracinë dhe procesin e zgjedhjeve.

“Nëse mendojnë se kam shkelur kushtetutën, ta mbledhin parlamentin sot dhe të më shkarkojnë.

Unë trim kam lindur.

Unë s’kisha kërkuar apo planifikuar të zgjirhesha president. por u detyrova të zigjesa për shkak të krizës artificiale që ushqyen dy njerëzit Rama dhe Basha. Mora një përgjejgësi ndaj vendit për të shpëtuar në kushtet e një krize të paparashikueshme për të shpëtuar legjitimitetin e institucionit të presidentit. E pritëm PD me insistimin tim për tre raundet e para dhe në këto kushte do zgjidhej president një kandidat nga PS, nga LSI, ose do shkonim në zgjedhje të parakohshme pa opozitën.

Pra, presidenti do zgjidhej nga një Kuvend pa opozitën.

Unë mund të isha edhe kreytar i LSI deri në 24 korrik, mund të vendosja edhe emrin në lista. Ideja ime ka qenë që të përfshihesha për të mbështetur kandidatët e rinj ndhe të reja të LSI. Pse jemi përpara kësaj situate? Sepse demokracia dhe zgjedhjet e lira janë në rrezik, ashtu sikurse ishin në një rrezik serioz edhe përpara takimit të 17-18 majit.

Ajo marrëveshje do dështojë sepse populli s’mund të pranojë dy individë që t’i vënë kazmën jo vetëm, zgjedhjeve brenda partive të tyre, por edhe zgjedhjeve parlamentare”, tha Meta.

Next Post
Hurmat, një minierë vitaminash për shëndetin

Hurmat, një minierë vitaminash për shëndetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike iraniane, nuk do ta bëjë më

March 19, 2026
Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In