• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Peza është simboli i bashkimit sepse është simboli i patriotizmit

by
05/06/2015 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Pezë me rastin e 75 vjetorit të krijimit të krijimit të çetës së parë patriotike antifashiste nacional çlirimtare.

Aktiviteti i zhvillua në muzeun e Pezës ku z. Meta ishte i shoqëruar nga deputeti z. Luan Rama, nga Kryetari i Shoqatës së Veteranëve z. Rustem Peçi .

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit vlerësoi kontributin e patriotëve të Pezës në lutën nacional çlirimtare duke vënë theksin se ky popull ka ditur gjithmonë të jetë në drejtimin e duhur. “Fakti që Peza dhe biri i saj i shquar dhe i mbarë kombit shqiptar Myslym Peza e nisën të parët luftën antifashiste, tregon në mënyrën më të qartë se Peza ka qenë gjithmonë në drejtimin e duhur”,- tha z. Meta.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit, z. Meta theksoi se Peza tani më ka rrugën e re dhe se tregon se është në drejtimin e duhur për të pasur më shumë shërbime për banorët e gjithë zonës. “Jam i lumtur që vijë në një rrugë të re në Pezë, mbas kaq kohësh. Është shumë pak për të ardhmen e Pezës për zhvillimin e Pezës por besoj se edhe kjo rrugë tregon që Peza vazhdon të jetë në drejtimin e duhur kur duhet të ecim më shpejt për të ofruar dhe shërbime më cilësore dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë e Pezës, për të gjithë fëmijët e Pezës, por edhe për të moshuarit të cilët janë një aset e jashtëzakonshëm sepse na kujtojnë nga vijmë dhe jemi shumë krenar për historinë. Por duhet të bëjmë shumë më tepër që Peza këto resurse, këto mundësi, t’i vër në lëvizje më mirë në interes të rritjes së mirëqenies së këtij komuniteti të mrekullueshëm. Jam i bindur që këto ngjarje do t’i organizojmë akoma më mirë në të ardhmen sepse kjo e ardhme e sigurt që kemi përpara është për shkak të këtyre sakrificave sublime dhe të panumërta që ka bërë Peza dhe që ka bërë populli shqiptar gjatë luftës antifashiste”,- tha z. Meta

Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se banorët e Pezës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke mbrojtur Shqipërinë edhe nga copëtimit.

 “Po nëse Myslym Peza nuk do të kishte nisur këtë luftë, po nëse i gjithë populli shqiptar do të kishte rendur së shërbyeri pushtuesit gjatë atyre 5 viteve duke u kënaqur me që sillte Italia e Gjermani? Çdo të kishte ndodhur në Konferencë e Paqes? Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. Shqipëria do të ishte coptuar. Këtu qëndron madhështia e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, këtu qëndron madhështia e Myslym Pezës dhe gjithë popullit të Pezës sepse nuk rendën pas përfitimeve të vogla dhe të momentit, por e kuptuan që e ardhmja e Shqipërisë ishte lufta kundër murtajës fashiste dhe naziste, ishte rruga e çlirimit, ishte rruga e lirisë dhe ishte rruga e bashkëpunimit me gjithë popujt të cilët luftonin për këtë qëllim të përbashkët për një Europë të lirë dhe për një Europë të bashkuar”,– tha z. Meta.

Në mbyllje të fjalës së tij, z. Meta pohoi se Peza është simboli i bashkimit të shqiptarëve dhe se në krye të saj ka qëndruar Mysym Peza. “Peza është edhe simboli i bashkimit dhe është normale që simboli i bashkimit sepse është simboli i patriotizmit dhe unë jo më këtë e përmenda që Myslym Peza e nisi luftën i parë dhe e nisi përpara se të krijohej Partia Komuniste e cila mbajti peshën kryesore më pas në organizimin e gjithë Luftës Antifashiste. Dhe vetëm një patriot i madh si Myslym Peza mund të bëhej edhe simboli i bashkimit siç u bë më 16 shtator në vitit 1942 këtu në Pezë duke i mbledhur të gjithë forcat politike dhe gjithë figurat patriotike për t’i bashkuar pa dallim feje, krahine dhe ideje për çlirimin e vendit”,- tha z. Meta.

Në mbyllje të aktivitetit, Kryetari i Kuvendit, z. Meta së bashku me deputetin z. Luan Rama vendosën kurora me lule në shtatoren e Myslym Pezës në nderim të 75 vjetorin e krijimit të çetës së parë patriotike antifashiste nacional çlirimtare nga vetë Myslym Peza.

Next Post

Raporti i OSBE: Fushata e qetë, por e fokusuar në akuza personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In