Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot lajmin se lideri i ISIS është vrarë.
Duke iu referuar konferencës së Donald Trump, kreu i shtetit shkruan se është krenar edhe për faktin që Shqipvria bën pjesë në koalicionin kundër terrorizmit.
“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë!
Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump!
Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!” – shkruan Ilir Meta teksa poston videon e mëposhtme.
/a.r