• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta përshëndet Festën e Francës / Ambasada nuk e ftoi Berishën: Shkak shpallja ‘non grata’ nga SHBA

by A R
14/07/2022 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta së bashku me miq dhe diplomatë të Francës kanë kremtuar sot Festën Kombëtare, Ditën e Bastijës. Kreu i Shtetit falenderon Francën për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e integrimit Evropian.

Meta thekson se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç asaj në Bashkimin Evropian.

Mirëpo në festë ka munguar Sali Berisha, edhe pse ‘hiqet’ si frankofon, shkruan javanews. “Pika e dobët” e Ilir Metës, pra Doktori, nuk u ftua sepse sipas ambasadores Elisabeth Barsacq ai është shpallur non grata nga SHBA. Aleatja kryesore kjo e Francës.

Por ja çfarë thotë Ilir Meta për Festën e Francës:

“Atë ditë të madhe, populli francez, me flamurin  trengjyrësh, blu, të bardhë e të kuq në dorë, tregoi forcën e tij duke i kthyer pushtetin qytetarëve francezë dhe duke treguan modelin dhe shembullin për gjithë popujt e Evropës se padrejtësia dhe abuzimi me pushtetin nuk mund të jenë të përjetshëm, kur qytetarët ndërgjegjëson dhe bashkohen për liri dhe drejtësi.

Shqipëria dhe Franca kanë një histori të hershme bashkëpunimi. Roli i Francës në krijimin e Republikës autonome të Korçës dhe më pas, në hapjen e Liceut të parë francez në këtë qytet me shumë tradita janë fillesat e para të bashkëpunimit të ngushtë, të interesit në rritje të Francës në Shqipëri, të formimit të vatrës së parë frankofone dhe krijimit të elitës intelektuale shqiptare. 

Bashkëpunimi në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë vazhdon të mbetet një nga aspektet më të suksesshme të marrëdhënieve tona.

Traktati i Mirëkuptimit dhe Miqësisë dhe Partneriteti Strategjik mes dy vendeve janë dëshmi e vullnetit tonë të përbashkët për forcimin dhe pasurimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, që këtë vit shënojnë edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike.

Shqipëria ndodhet sot përkrah Francës dhe aleatëve tanë euroatlantike në përballje me luftën në kufijtë e Evropës, pas pushtimit të paprovokuar dhe të padrejtë të Ukrainës nga Rusia, si në veprimet sanksionuese ashtu edhe në qëndrimet dhe vendimet e harmonizuara në Këshillin e Sigurisë së OKB-së për këtë çështje shumë të rëndësishme.

Sot në këtë shumë të rëndësishme për Francën dhe ne miqtë e saj, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidenti Macron për ndihmën dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe vazhdon t’i japë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. 

Përpjekjet dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i Presidenti Macron, veçanërisht gjatë presidencës franceze të Këshillit, për të tejkaluar ngërçin në raportet Bullgari- Maqedoni e Veriut janë të një rëndësie të veçantë për ne dhe për të gjithë rajonin.  Nuk ka asnjë alternativë tjetër për Shqipërinë përveç rrugës së pandalshme drejt Evropës së Bashkuar, në përqafim dhe mbrojtje të vlerave dhe parimeve universale të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.

Shqipëria dhe Franca janë sot shumë afër, jo vetëm sepse pas 31 vitesh kompania prestigjioze Air France po lidh direkt Parisin me Tiranën, por edhe sepse prania e investitorëve francezë dhe prania e francezëve në përgjithësi, është rritur ndjeshëm në Shqipëri. Zonja ambasadore, urimet më të mira e të sinqerta për vendin tuaj të mrekullueshëm dhe për të gjithë francezët kudo që janë e festojnë sot!- tha Meta.

/javanews/a.r

Next Post

Partizani i jep lamtumirën Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In