Kreu i shtetit ka komentuar nënshkrimin e protokollit të NATO-s me Maqedoninë e Veriut.
Përmes Facebook, Ilir Meta shprehet se ky vendim nxit përparimin e mëtejshëm të Shkupit dhe rrit sigurinë në rajon.
“Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO!
Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.
Vendimi i duhur në kohën e duhur!” – shkruan Presidenti Meta.
/a.rada










