• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta për largimin e popullsisë: Vendi po përjeton erozion demografik, po kërcënohet perspektiva kombëtare

by Ardit Rada
14/01/2021 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një video-konferencë, që u mbajt në lidhje me fenomenin e shpopullimit, tha se gjendja paraqitet problematike në vendin tonë, pasi sipas tij po kërcënohet perspektiva kombëtare.

“Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar statistikave bindëse. Në këtë drejtim theksoj rëndësinë e disa problemeve të cilat edhe ju i përmendet më parë. Kjo situatë ka bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare. Fakti që kemi disa tregues që ecin në mënyrë negative, lidhet me fenomenin shqetësues të një mungese besimi në vend. E theksoj si më të rëndësishme për t’u ndalur është intensifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri”, tha Meta.

Kreu i Shtetit vlerësoi se Shqipëria, sipas tij paraqitet sot si vendi me problematikat më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, në aspektin ekonomik, social dhe të emigrimit.

“Edhe lindshmëria ka rënë shumë në Shqipëri. Edhe ky është një problem i madh për vendin. Pasiguria ekonomike dhe sociale është shtuar. Është intensifikuar fenomeni i emigrimit të ikjes së trurit. Shqipëria është ndër vendet e para në botë për emigrimin. Të dhënat janë pesimiste për të ardhmen. Studentët që janë jashtë nuk duan të kthehen në vend. Aq më tepër, studentë të fushave të shëndetit duan të ikin nga vendi. Po largohen profesionistë në fusha serioze. Jemi vendi më problematik në Ballkanin Perëndimor, edhe për emigriminm, edhe për ekonominë etj. Është shtuar varfëria në vend”, u shpreh Meta.

Në fund, teksa na ndajnë dhe 3 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Meta bëri apel duke thënë që të bëhet çdo gjë për  të përmbysur të gjithë këtë atmosferë pasigurie.

“Ne duhet të ndalojmë dhe stopojmë këtë shpopullim të vendit në mënyrë që të rrisim mundësinë e arsimit për të rinjtë tanë. Të bëjmë çdo gjë për të përmbysur të gjithë këtë atmosferë pasigurie që nga raporti me biznesin me pronën dhe me zbatimin e ligjit.

Që nga administrata e deri në fushën e prokurimeve. Nuk duhet të harrojmë se në rast se për 200 banorë nga seria largohet 1 ose 2, nga Shqipëria 12. Eficenca e investimeve publike dhe e përdorimit të parave publike është tepër e dyshimtë, larg llogaridhënies”, shtoi ai./a.p

Next Post
“S’ka pyll pa derra, s’ka sektor pa fundërrina”/ Rama për skandalin te “Shefqet Ndroqi”: S’ishte e lidhur me mjekë. Këmbanë alarmi për…

"S'ka pyll pa derra, s’ka sektor pa fundërrina"/ Rama për skandalin te “Shefqet Ndroqi”: S'ishte e lidhur me mjekë. Këmbanë alarmi për…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In