Presidenti Ilir Meta i ka vijuar replikat nga Malësia e Madhe me kryeministrin Edi Rama, ku ishte i pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të “100-vjetorit të luftës së Koplikut”.
Meta i kërkon kryeministrit që të tregojë ditën dhe orën kur ai është takuar me persona që janë subjekte të OFL.
“Pse janë kundër 5 qershorit, pse janë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përse janë kundër integrimit Evropian. Përse vënë në diskutim integritetin Kosovës. Përse hodhën në gjegj kryeministri e Kosovës, kush ua kërkoi dhe pasi e hodhën në gjyq? Presidenti është dhe do të jetë i Popullit, Kushtetutës, dhe kam një pyetje për socialistët e ndershëm. Kush i ka çuar çështjet në Venecia? Presidenti nuk ka çuar asnjë çështje. Dy herë shkelësit e çuan presidentin atje dhe menduan që do t blinin një opinion gjysmak gjoja për shkarkimin presidentit. Dje ishte Asambleja e LSI, se vetëm për LSI u fol. Kryeministri dhe kreu i PS, ka deklaruar se takon skutave njerëz me rekorde kriminale që ndiqen nga OFL dhe u kërkon angazhime për vota. Tani unë i bëra letër Asamblesë, jo zotërisë, ai ti japë llogari asamblesë, dhe ti thotë shqiptarëve: Kë ka takuar Presidenti skutave, ku e ka takuar vendin dhe ditën. Kë ta takuar Presidenti i Republikës skutave, kur vendin orën dhe ditën? Qeveria është rrëzuar prej kohësh, ju ose nuk i shikoni ose nuk doni t’i shikoni”,- tha Meta.
g.kosovari











