• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta nuk e donte reformën? Presidenti: Nuk ka as fuqi jashtëtokësore që më tremb!

by A R
08/01/2018 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.

Lidhur me zërat se Meta huk e ka dashur Reformën në Drejtësi, Meta tha se “nuk duhet të kthehemi te periudha para 21-22 korrikut, kur kishte tentativa nga politika që të nxirrnin palë të caktuara sikur nuk e donin reformën”.  Ai tha më tej se “Nuk ka fuqi jashtëtokësore që më tremb”, si një përgjigje për ata që e kanë akuzuar se nuk e donte reformën.

Lidhur me zërat se ai nuk do të përfundojë mandatin në krye të shtetit Meta e mohoi kategorikisht.

“Nuk më shkon mendja sepse është institucion tërësisht legjitim dhe është detyra ime të mbroj legjitimitetin e këtij isntitucioni”, tha Meta.

Kreu i shtetit ka komentuar zhvillime e seancës së fundit në Kuvend ku u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku, ndërsa opozita protestoi dhe hodhi tymuese brenda sallës së Kuvendit.

Meta tha se klima konfliktuale nuk i shërben vendit, kur presim çeljen e negociatave me BE-në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës. “Të fokusohemi drejt qershorit të këtij viti për negociatat me BE. Vendi i ka të gjitha shanset për negociatat. Nëse humbet kjo mundësi do ketë një kosto të madhe për perspektivën e vendit. Stisja e situatave kaotike mund të kthehej edhe më pas akoma. Duhet të heqim dorë nga fryma konfliktuale”, tha Meta.  

I pyetur nëse zgjedhja e Kryeprokuroes vetëm me votat e maxhorancës do ta ngadalësojë Reformën në Drejtësi, Meta tha se “duket sikur situata është kthyer përpara korrikut të 2016, ku kishte përpjekje për të bërë një reformë jo me konsensus e sipas rekomandimeve të Venecias, por për të dështuar një reformë dhe faturuar fajin diku tjetër”.

“Është thënë se Shqipëria ligjet i bën të mira, por çalon te zbatimi. Këtë radhë ne nuk do bëjmë gabim fatal. kushtetutën e kemi shumë të mirë për çështjen e reformës në drejtësi. Pavarësisht nga disa detajime që u bënë atëherë, duke mosparashikuar disa zhvillime në zbatimin e saj të cilat më pas kanë krijuar disa interpretime të ndryshme lidhur ne ndërtimin e institucioneve të reja. Kur palët këcënojnë njëra-tjetrën nuk garantojnë për institucione të reja, për drejtësi të re”.  

Protestat, Meta: Për mua rëndësi kanë negociatat

Presidenti Ilir Meta duket se nuk mbështet lëvizjet politike të opozitës, e cila ka paralajmëruar protesta në fund të janarit dhe kushtëzim të raporteve me Kuvendin.

Meta tha se nuk ka asgjë kundër protestave, por për të do ishte me rëndësi një platformë për të çuar përpara perspektivën evropiane të vendit, duke përfituar çeljen e negociatave në qershor të këtij viti.

“Manifestimet janë përpjekje për sensibilizim, për të shprehur një shqetësim, tërhequr vëmendje për mbështetje, për mua është më e rëndësishme një platformë e ofruar për të kontribuuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të dyja palët duhet të kenë platforma, një platformë të përbashkët”, tha kreu i shtetit.

 

Next Post
Bushati: Meta e dinte se çfarë qëndrimi do mbante Shqipëria në OKB për Jeruzalemin

Bushati: Meta e dinte se çfarë qëndrimi do mbante Shqipëria në OKB për Jeruzalemin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In