• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta nuk do ta shkrijë Kuvendin dhe nuk do të lërë presidencën

by Java News
18/06/2019 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse pyet gazetarë e politikanë se përse Ilir Meta kërkoi informacion nga KQZ për 122 deputetët e Kuvendit, të gjithë (përfshirë edhe Realstory.al), deri dje të japin të njëjtën përgjigje. Presidenti po përgatiste dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, si pjesë e përballjes së tij alogjike (për shumë dhe antikushtetuese) me qeverinë, me fokus 30 qershorin. Apo jo?

Gabim. Realstory.al ka marrë informacione të mjaftueshme dhe të verifikuara se përse kjo është përgjigje e gabuar ndaj pikepyetjes që ngriti lëvizja e presidentit. Përgjigja e saktë është se presidenti ka vetëm një hall, të tijin. Ose më saktë atë të shkarkimit.

Gjithcka ka pikënisje në takimin e tensionuar disa ditë më parë me ambasadorët e huaj. Së paku tre prej tyre, i kanë konfirmuar Realstory.al direkt ose indirekt se informacioni se Presidenti Meta ka deklaruar (apo kërcënuar) se do të nxjerrë në rrugë ushtrinë me pretekstin e ruajtjes së stabilitetit, është i vërtetë. Replikat kanë qënë të ashpra dhe janë shkëmbyer emaile me pjesën përkatëse të Kushtetutës në shqip dhe anglisht. Ambasadorët i kanë kujtuar Presidentit se sipas artikullit 169 të Kushtetutës, në kohë paqeje kreu i shtetit “ushtron komandën e forcave të armatosura përmes Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes”.

Ambasadorët (që mesa duket njohin mirë dhe kushtetutën por dhe qëllimet e Metës), i kanë kujtuar atij gjithashtu edhe Ligjin e amenduar nr.64 të vitit 2014 (votuar edhe nga vetë deputeti Ilir Meta atë kohë) dhe Artikullin 9, sipas të cilit: “Presidenti i republikës në kohë paqeje ushtron lidershipin kushtetues të Forcave të Armatosura përmes Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes ndërsa në Kohë lufte, e ushtron vetë, ose përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (që vërtet e miraton ai, por vjen si propozim i Kryeministrit). ]

Nisur nga këto prerogativa kushtetuese, ligjore por edhe politike (shefi i shtabit mund të vendosë të zbatojë Kushtetutën dhe jo një urdhër të paligjshëm qoftë edhe të presidentit për të nxjerrë ushtrinë në rrugë), diplomatët i kanë bërë thirrje arsyes (!) së Kreut të Shtetit, që së paku këtë gjë mos ta artikulojë në publik, duke rrezikuar të bëhet dhe qesharak.

Por duket ambasadorët kanë marrë më seriozisht aludimin e heshtur të kreut të shtetit me kërkesën që ai i ka bërë KQZ. Shkrirja e Kuvendit është e përcaktuar aq qartë në Kushtetutë e ligj, saqë një vendimmarrje e tij për këtë, do të rrezikonte të konsiderohej shkelje në flagrancë e Kushtetutës, me pasoja direkte të shkarkimit të tij të menjëhershëm dhe pasojave të tjera ligjore. Por këtu Presidenti ka mbajtur një qendrim tjetër. Ai ka lënë të kuptohet se vrulli i tij e ka një kufi. (Dhe ky në vetvete është një lajm i mirë). Presidenti Meta ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të shpërndajë parlamentit, por të sigurojë legjitimitetin e tij. Arsyeja nuk janë votat e vjedhura (parlamenti i cunave të Shijakut) por “respektimi i procedurave te marrjes së mandateve nga deputetët e rinj”.

Një burim nga LSI i ka pohuar një prej selive diplomatike, në kushtet e anonimitetit dhe jo zyrtarisht se qëllimi i Metës është verifikimi i ligjshmërisë së numrit të deputetëve, me qëllim që nëse parlamenti ecën para dhe voton shkarkimin e tij (duhen 93 vota). Argumenti ligjor për tu mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese nga avokatët e Presidentit pritet të jetë se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm. Këtë e ka deklaruar vetë Ilir Meta muajt e fundit, menjëherë pasi Kuvendi përcolli kërkesat e dorëheqjes nga mandati të deputetëve të opozitës në 16 shkurtin e shkuar, ndërsa bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI e ka përmendur këtë në intervista televizive, përfshirë edhe në Real Story në Vizion Plus.

Po ku bazohet dyshimi i Metës dhe çfarë ka marrë nga përgjigja e KQZ?

Në letrën drejtuar kreut të shtetit Sekretarja e përgjithshme e KQZ shkruan ndër të tjera, “… si pasojë e njoftimeve nga Kuvendi i Shqipërisë, për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës…” KQZ ka marrë njoftim, dhe ka vazhduar proceduren per plotësimin e vendeve. Kandidatët e listës kanë plotësuar dokumentacionin dhe më pas janë paraqitur në Komisionin e Verifikimit të mandateve në Kuvend.

Por këtu mund të jetë klecka. A është ndjekur e njëjta procedurë nga Komisioni i Mandateve edhe për deputetët që ikën? Sic kujtojmë të gjithë, kërkesat e dorëzuara nga opozitaret parlamentarë, u dërguan brenda dy ditëve në KQY, pa pritur fundin e afatit 30 ditor që përcakton ligji. Burime të larta nga Kuvendi thonë se drejtuesit kanë qënë “nën presion të madh ndërkombëtar” që këto mandate të dorëzuara të dërgohen sa më shpejt në KQZ, për habine e vetë ish deputetëve, disa prej të cilëve e kanë shprehur atë publikisht. Bile Monika Kryemadhi kishte vënë në letrën e saj një datë të gabuar. Por a po tregon koha se ajo e ka bërë qëllimisht këtë “gabim”?

Sipas të njëjtave burime që i dhanë Realstory.al informacionin për qëllimet e vërteta të Metës në kërkesën drejtuar KQZ, në bazë të Kodit Zgjedhor, duket se presidenti po përgatit që tani dosjen mbrojtëse për Gjykatën Kushtetuese. Duke argumentuar se Komisioni i Mandateve nuk ka berë verifikimet e kërkesave për dorëzimin e tyre nga deputetët e opozitës, për të kërkuar kështu pavlefshmërinë e votimit në kuvend për shkarkimin e tij. Realstory i kërkoi një burimi të lartë në KQZ një opinion verifikues për këtë. Sipas tij: “Komisioni i Mandateve nuk ka në praktikë parlamentare verifikimin e kërkesës për dorëzim të mandateve. Sic e thotë dhe titulli i komisionit, ai nuk detyron dot nje deputet të mbajë mandatin. Megjithëse verifikimi formal ndoshta është i mundur, në kushtet e 16 shkurtit kemi pasur deklarime publike, dhe eksklamative për dorëzim të mandatit. Në të shkuarën, nga Azem Hajdari, tek Sajmir Tahiri, asnjëherë nuk është ndjekur një praktikë e tillë”.

Por sigurisht në rastin e parë historik të impeachment të një Presidenti, cdo gjykatë, aq më tepër ajo Kushtetuese, do ishte skrupuloze në verifikimin e Çdo argumenti të paraqitur nga palët. Dhe këtu lëvizja e Metës duket dinake dhe vizionare. Kryesisht dhe vetëm për hallin e tij.

Shkurt, as nuk do shkrijë Kuvendin dhe as ka ndërmend të iki nga Presidenca. As para dhe as pas 30 qershorit. /realstory.al/

Next Post
Vetting-u/ Prokurorja e Krimeve të Rënda Kajana e pastër në 3 komponentë

Vetting-u/ Prokurorja e Krimeve të Rënda Kajana e pastër në 3 komponentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In