• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, nostalgji për kohën kur Nano e bëri kryeministër, akuza Ramës: Më vinte si xhol te ‘rosaku’, bënte foto me fëmijët e mi. E ka kthyer Tiranën në një mal betoni

by Java News
10/08/2022 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë takimit që po zhvillon këtë pasdite me strukturat dhe përfaqësuesit për Tiranë, nuk i ka kursyer ironitë teksa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për situatën që ka krijuar në kryeqytet, me ndërtimet e pallateve shumëkatëshe dhe asgjësimin e hapësirave të gjelbra, siç deklaron ai.

“Dua t’u kthej disa vite pas kur isha kryeministër, ku mora disa vendime për t’i rikthyer Tiranës Parkun Rinia, kur ky vinte nga pas më vinte si xhol. Pastaj, krijoi legjendën sikur kishte prishur Parkun Rinia. Po po, krijoji legjendën sikur e kishte prishur ky Parkun Rinia, pastaj te Parku i Elbasanit, më qepet si xhol nga pas, dhe më vjen atje tek ai rosaku ky, merrte kalamajtë e mi dhe dilte foto sikur po punonte për fëmijët dhe ky, pa shkoni pak tani aty te ai parku… tani që i ka të gjitha në dorë? Ça ka bërë? Një mal betoni. Gjysma e Tiranës këtej nuk e shikon më Malin e Dajtit, gjysma tjetër nuk shikon më Kodrat e Liqenit. Nuk shikohet më sepse ky ishte raporti i këtij me Tiranën, me të vërtetën, me gjelbërimin, hapësirat urbane, dhe me korrupsionin.

Me  vrap të madh kur merrja vendime të mbroja zonat e trashëgimisë kulturore të Tiranës, po kur i mori të gjitha në dorë ky? Në mes të ditës do ta ketë, me të qeshur dhe me të ngjeshur. Me drejtësi dhe me ligjet e tij, atë do përdorim ne. Por ky është raporti i tij me Tiranën. Shikoni, e dini ju shumë mirë, sa vuajnë ata për të marrë leje për të rregulluar derën, ama për të përmbysur hapësirat e gjelbra dhe për të bërë 70 kate male betoni, brenda ditës!

Ka qejf që edhe kur i takon dikujt një e drejtë e ka qejf ta mbajë peng, pale të ndihmojë një njeri duke shkelur ligin. Bën namin për të marrë një ryshfet për tu dhënë një të drejtë të ligjshme…

Ka alergji nga gjelbërimi, shikoni ca i ka bërë Tiranës, Durrësit, shikoni ca po i bën bregdetit të jugut. Vetë iku në Surrel sepse për mushkëritë e veta kujdeset, por për qytetarët është një xhelat i vërtetë”, tha Meta./m.j

Next Post
Aksident i rëndë në Pogradec, raportohet për të plagosur, mes tyre një fëmijë

Aksident i rëndë në Pogradec, raportohet për të plagosur, mes tyre një fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In