Meta u bëri sot thirrje të gjithë aktorëve politikë e diplomatikë që të arrijnë konsensusin për reformën në drejtësi, në mënyrë që ajo të votohet me konsensus sa më të gjerë. Në qoftë se pas arritjes së konsensusit, tha ai, Berisha, apo Topalli, apo ndonjë tjetër nuk e votojnë reformën, le të mbajnë përgjegjësi individuale.
Ai garantoi se 20 votat e LSI-se janë depozituar në Uashington, por në qoftë se reforma miratohet vetëm me 94 vota, ajo mund të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkelje proceduriale. Kjo deklaratë bie ndesh me thirrjen e SHBA-se për votim individual të reformës. (respublica)