Një ditë pas deklaratave të tij se Presidenca është “kala e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës”, sot kreu i shtetit e ka ilustruar me një meme këtë qëndrim të tij.
Ai ka postuar disa minuta para takimit me Komisionin e Venecias, një foto ilustruese, ku në krye të kalasë qëndron Kushtetuta e vendit, ndërkohë që po sulmohet nga ata që kreu i shtetit i quan si “Rilindja”
Në një intervistë televizive, Meta është shprehur se: “Presidenti i Republikës është në detyre deri në 24 korrik 2022, në kala dhe një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës.
Le të kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marrë fund. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të Kushtetutës dhe këtë e kam bërë të qartë”.
Duket se ky reagim i Presidentit Meta, ka ardhur lidhur edhe me ligjin e miratuar në seancën paralemntare të ditës së djeshme, për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me këtë ligj i hiqet e drejta Presidentit që gjyqtarët e Kushtetueses të betohen para tij.
/a.r












