Presidenti Ilir Meta ka komunikuar me familjarët e Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit i cili humbi jetën në Francë pas një jave në gjendje koma.
Ai u ka shprehur atyre ngushëllimet për humbjen e njeriut të afërt. Po ashtu, ai u ka bërë me dije familjarëve se po interesohet lidhur me hetimet për rrethanat që çuan në humbjen e jetës nga i riu.
Mësohet gjithashtu se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë