• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta ngushëllime për Frashërin: Rilindas modern

by Java News
01/02/2016 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në mesazhin e ngushëllimit e konsideron akademikun Kristo Frashëri një Rilindës modern dhe bashkëkohës i mendimit.

Meta në mesazhin e ngushëllimit shprehet se “Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, Profesorit dhe Mësuesit, Historianit të madh dhe Njeriut modest që ka bërë histori. Mësova se u ndërpre një jetë që ishte gati të kapërcente pragun e 100 viteve të stuhishëm; Një jetë që, edhe shekullit të trazuar që kemi lënë pas, edhe këtij shekulli që jetojmë, i dha deri në fund punë dhe aktivitet të vyer, i dha portretin e një Rilindasi modern dhe bashkëkohës. Pinjoll i mençur me një mbiemër të merituar që i ka dhënë aq shumë vendit, intelektual i klasit të parë dhe Akademik i të njëjtit klas, Profesor Frashëri është pjesëtar i një brezi të jashtëzakonshëm shqiptarësh të rrallë e të mëdhenj”.

“Luftëtar me armë në dorë i Luftës së Dytë Botërore, që diti të zgjedhë frontin e duhur për lirinë e vendit, shkencëtari dhe humanist i shquar, Profesor Frashëri ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer me peshën e fjalës së tij të jashtëzakonshme. Vepra e tij për historinë e Shqipërisë ka një vend të merituar dhe ai bën pjesë në gjithë atë plejadë njerëzish të veçantë që kanë shkruar për çfarë kemi lënë pas si popull e si komb. Duke nisur me Gjergj Kastriotin e duke përfunduar me debate politike e historike të ditës, Profesor Frashëri, ky Rilindës modern i mendimit, ka dhënë fjalën dhe mendimin e tij të rëndë”, shkruan Meta.

“Duke shkruar për historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë, Profesor Frashëri ka bërë të mundur që ne shqiptarët të njohim më mirë vetveten, njëri-tjetrin, por dhe vendin që zëmë në raport me popuj të tjerë. Duke na bërë të njohur çfarë kemi qenë, ka ndihmuar të kuptojmë se çfarë do të bëhemi. Mirënjohje pafund për Profesor Kristo Frashërin. Njerëzve të tillë të rrallë është pothuaj e pamundur t’u thuash ashtu siç e meritojnë, t’u thuash shqip e thjesht: faleminderit për gjithçka!”, përfundon mesazhin e ngushellimit Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Next Post

Shpjegimi i psikologes: 5 arsyet pse çiftet tradhtojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In