Ilir Metën duket se e ka kapur paniku nga shkrirja e LSI në këto prag zgjedhje.
Edi Rama dhe komponentë të PS janë shprehur se partinë e Metës do e çojnë për skrap, ndërsa vetë kreu i LSI de facto është hedhur në aksion për ta mbajtur në jetë.
Në një intervistë për “One Tv” Meta tha se do e mbrojë partinë e tij dhe i bëri thirrje edhe gruas e cila është kryetare e LSI që as të mos e çoj në mend ta shesë tek PS.
“Ilir Meta ka qenë shumë i ndershëm dhe i rregullt me Edi Ramën dhe të gjithë.
Por Ilir Meta duhet të jetë në rregull me Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk ke shanse të çosh për skrap opozitën.
Nuk ka fuqi as Monika të shesë LSI nëse i shkon në mend se nuk e kam krijuar unë LSI për ta shitur.
Deputeti që zgjidhet në një oznë të mbrojë të drejtat e kësaj zone”, tha Meta.