• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta në Vorë: Deri në 2017, të gjitha gratë të punësuara

by
13/05/2015 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI), ku u bë prezantimi i kandidatit për Bashkinë e Vorës, Luan Sallaku.

Në fjalën e tij , Kryetari i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi forcën e gruas në shoqërinë shqiptare dhe në Vorë.

Kryetari i LSI-së u shpreh se mazhoranca PS-LSI, falë vullnetit të mirë arriti që të miratonte dhe ndryshimet ligjore për një përfaqësim të barabartë të femrave edhe në jetën publike.

“Unë besoj se edhe iniciativat që janë ndërmarrë, edhe fakti që për herë të parë u bë me ligj në Parlament që 50 për qind të listave të këshillave bashkiake të përbëhen nga gra dhe vajza dhe 50  për qind nga burrat, është një tregues i vendosmërisë sonë për të realizuar sa më shpejt barazi të plotë gjinore kudo. Në të ardhmen do të punojmë që edhe në Parlament të bëhet kjo gjë”, tha z. Meta, ndërsa theksoi se e majta dëshiron të realizojë një ndryshim të fortë për Vorën.

Është zona e tillë që ka mundësi për të hapur fabrika të reja, për të hapur qendra të rëndësishme të përpunimit, sepse është pozicioni i tillë që është kosto jashtëzakonshme interesante dhe me leverdi për çdo lloj investimi, si në drejtim të bujqësisë, agro-përpunimit, për eksporte, në drejtim të industrisë”, tha Meta

Kryetari i LSI-së shprehu mbështetjen e institucioneve shtetërore për bizneset dhe për gjenerimin e vendeve të reja të punës, që do të punojnë edhe shumë gra dhe vajza nga zona e Vorës.

“Ne jemi këtu për këtë gjë që t’u japim fjalën që deri në 2017-n nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës nëse do të punojë”, tha Meta.

Kreu i LSI-së vlerësoi reformën administrative territoriale të bërë nga kjo mazhorancën, ndërsa theksoi se për nxitjen e investimeve nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë midis qeverisë dhe njësive vendore.

“Nuk zgjidhen problemet e Vorës dhe kudo në Shqipëri pa bashkëpunim të ngushtë me qeverinë. Çdo projekt që do të bësh do të aprovohet në qeveri, duhet të ulet kryetari i bashkisë të flasë me kryeministrin, me ministrin e Bujqësisë për gjithë problemet që ka zona juaj këtu lidhur me bujqësinë, me kullimin, me vaditjet, e kështu me radhë. Por këtë nuk mund ta bëjë një njeri i cili do të jetë peng i partisë së tij.Kjo është një aleancë kaq e fuqishme që besoj të gjithë e kanë të qartë, është një aleancë e fuqishme afatgjatë. Jo thjesht për të fituar zgjedhjet sepse nuk është ky qëllimi ynë, por  është një instrument për të zgjidhur problemet që kanë njerëzit, për të ndihmuar Vorën që të ecë më shpejt dhe për të ndihmuar të gjithë Shqipërinë. Unë premtoj që ju do të keni përfaqësimin tuaj të duhur edhe në bashkinë e re të Vorës, do të keni përfaqësimin e duhur kudo në të gjitha nivelet . Ne do të jemi një mbështetje shumë e madhe për të gjitha gratë dhe vajzat e Vorës për të zgjidhur problemet tuaja me të cilat ju ndesheni çdo ditë pasi mbani peshën kryesore dhe në familje”, tha më tej Meta.

Next Post

Elvanës po i shpërthen gjoksi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In