• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në SHBA: Reforma në drejtësi, kyçe për investimet e huaja

by A R
17/05/2016 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Uashington, u prit sot nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, Kongresmeni Ed Royce, si dhe nga Senatori John Cornyn

Gjatë këtyre takimeve kreu i Kuvendit diskutoi mbi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve transatlantike, duke ndarë bindjen e përbashkët se sfidat globale të terrorizmit dhe situata e sigurisë që është krijuar si pasojë e krizës migratore të refugjatëve nga vendet në konflikt, na inkurajojnë që ta forcojmë bashkëpunimin e gjithanshëm mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Kongresmeni Royce dhe Senatori Cornyn vlerësuan Shqipërinë si një aleat solid i SHBA-së dhe evidentuan rolin konstruktiv të vendit tonë në rajonin e Ballkanit, si një faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje.

Në këtë drejtim, u vlerësua edhe mbajtja e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë gjatë javës që vjen, si një forum tepër i rëndësishëm ku aleatët do të diskutojnë mbi sfidat aktuale të sigurisë me të cilat po përballen vendet e Aleancës.

Duke biseduar mbi zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, kryeparlamentari e vuri theksin tek rëndësia e përmbylljes sa më shpejt të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar se reforma në drejtësi është kyçe jo vetëm për cilësinë e funksionimit të demokracisë në Shqipëri, por edhe për krijimin e një klime më të besueshme për investitorët e huaj, veçanërisht për grupet investuese amerikane.

Në përfundim, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj të gjitha zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe ndau bindjen se forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit e Senatit Amerikan i shërben cilësisë së marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve aleate. (javanews.al / r.a)

Next Post

Google paguan 20 dollarë për t’u ulur në një makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

February 23, 2026
10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In