• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në SHBA, fokusi i takimeve të rradhës bujqësia dhe potencialet e saj

by Java News
16/05/2016 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Departamentin e Bujqësisë dhe Ushqimit, ku u prit nga shefi i seksionit të Shërbimit të Jashtëm, Philip Karsting.

Gjatë takimit, Meta vuri në dukje se bujqësia në Shqipëri po njeh zhvillime pozitive, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA po i japin këtij sektori në vendin tonë.

“Ne po punojmë për rritjen e gamës së produkteve bujqësore ‘Made in Albania’, pasi bujqësia është një prioritet i veçantë për qeverinë shqiptare dhe në këtë drejtim çmojmë mbështetjen e USDA dhe të agjencive të tjera amerikane”, deklaroi Meta. Takimi me Aderholt1Nga ana tjetër, zoti Karsting garantoi mbështetjen e institucioneve amerikane për standardet e produkteve shqiptare dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vendin tonë.

Më pas, kreu i Kuvendit zhvilloi një takim me kongresmenin Robert Aderholt, kryetar i nënkomisionit të bujqësisë. Gjatë takimit, Meta u shpreh se, projektet e bujqësisë shqiptare meritojnë një mbështetje dhe vëmendje më të madhe, duke pasur parasysh potencialet e saj.

Gjithashtu, Meta vlerësoi se, përmirësimi i procesit të sterilizimit, përpunimit dhe përgatitjes së bimëve medicinale do të rrisin kapacitetet eksportuese të Shqipërisë në tregun amerikan.Takimi me Aderholt2

Ndër të tjera, kreu i Kuvendit i kërkoi bashkëbiseduesit mbështetje për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe njohjen e kontributeve shoqërore të shtetasve respektivë që punojnë në dy vendet.

Nga ana e tij, zoti Aderholt konfirmoi angazhimin e tij për të ndjekur nga afër forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me qëllim rritjen e fluksit të shkëmbimeve dypalëshe në fushën e bujqësisë.

Next Post

Qasja e re e Autoritetit të Mediave Audiovizive ndaj Kodi i Etikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

March 29, 2026
E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

March 29, 2026
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In