• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta në SEECP: Ekonomia dhe infrastruktura paralel me integrimin

by
23/05/2015 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta u zhvillua mbledhja e Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Në fjalën e tij kreu i Kuvendit Meta deklaroi se me rëndësi për rarjonin janë projektet ekonomike dhe infrastrukturore të cilat duhet të shkojnë paralel me procesin e integrimit të rajonit në BE.

Ai shtoi se ndërveprimi, ndërlidhja dhe heqja e barrierave do gjeneronin më shumë mundësi për çdo vend.

“Shqipëria beson fort se puna e këtij procesi duhet përqendruar në konkretizimin e projekteve madhore ekonomike­infrastrukturore paralel me përshpejtimin e procesit të integrimit evropian dhe forcimin e shtetit ligjor. Bashkëpunimi rajonal konkretizohet vetëm përmes përkushtimit real ndaj heqjes së barrierave, fuqizimit të shkëmbimeve tregtare, konsolidimit të zonave rajonale ekonomike dhe zbatimit të vërtetë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë, ndaj edhe veprimi dhe ndërlidhja duhet të jenë prioritetet tona kryesore, ndërlidhje përmes përforcimit të rrjetit infrastrukturor rrugor dhe forcimit të lidhjeve energjetike për të ardhmen, duke kontribuar kështu edhe në sigurinë energjetike të kontinentit tonë, si një rajon me rëndësi strategjike. Ndërveprim për ato çështje imediate që na prekin të gjithëve, veçanërisht në funksion të mbrojtjes së mjedisit. Ndërveprimi, ndërlidhja dhe heqja e barrierave i shërbejnë gjenerimit e iniciativave sipërmarrëse, krijimit të një klime më të mirë për investitorët e huaj dhe na mundëson që të shkëmbejmë më shumë me njeri­tjetrin dhe që për rrjedhojë sjell një dinamizim të tregut të punës, veçanërisht për të rinjtë tanë që preken më tepër se çdo grupmoshë nga papunësia” Më tej kryeparlamentari tha se, “Është detyra jonë të mbikëqyrim dhe të sigurohemi që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i sundimit të ligjit dhe avancimi i perspektivës evropiane t’i shërbejnë krijimit të kushteve më të mira për gjenerimin e biznesit, punësimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomikosocial. Ndaj besoj se jemi të gjithë dakord se funksionimi dhe forcimi i Asamblesë Parlamentare duhet të jetë prioritet për të gjithë Parlamentet tona”. tha Meta

Next Post

Shkodra shembull qytetarie, dy kandidatet bashkë me rininë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

March 9, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

March 9, 2026

Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së

March 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Do ndërtojmë rreth 530 km hekurudhë”, Rama: Balluku bëri ndryshime epokale në infrastrukturë

March 9, 2026
“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

March 9, 2026
“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

March 9, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! “Gjellë qensh në 700 tenxhere”, Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë…

March 9, 2026

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

March 9, 2026
Manja zbulon  para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

Manja zbulon para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

March 9, 2026
Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In