• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, në Rrëshen: Gjithçka për t’i mbajtur të rinjtë në Shqipëri

by Java News
12/03/2019 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Duhet të bëjmë çdo gjë për t’i mbajtur të rinjtë në Shqipëri, sepse ata janë pasuria më e madhe e vendit”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë pune në Rrëshen, ku u mikprit nga Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë Imzot Charles John Brown, autoritetet vendore e dhjetëra qytetarë.

Presidenti Meta vizitoi shkollën e mesme profesionale jopublike “Shën Jozef Punëtor” dhe u takua përzemërsisht me nxënësit e mësuesit, duke theksuar rëndësinë e shkollimit e të përfitimit të dijeve, ruajtjes e pasurimit të vlerave dhe traditave më të mira të Mirditës, si dhe zhvilloi një takim me këshillin e mësuesve.

Kreu i shtetit shqiptar, i shoqëruar nga Drejtori At Mikele Leovino vizitoi konviktin, palestrën dhe laboratorët mësimorë duke përshëndetur dhe takuar përzemërsisht nxënësit dhe mësuesit e shkollës ‘Shën Jozef Punëtor’.

Në fjalën e Tij me të këtë rast, Presidenti Meta, pasi u shprehu falënderimet për mikpritjen, theksoi mes të tjerash se, “arsimi profesional është tepër i rëndësishëm dhe zhvillimi dhe shtrirja e tij duhet të jetë përparësi reale në të gjithë vendin. Investimi në fushën e arsimit profesional merr një rëndësi shumë të madhe, sepse nëpërmjet tij ne u mundësojmë të rinjve të integrohen sa më shpejt në tregun e punës”.

Veçanërisht, theksoi Meta, “të rinjtë e zonave më të thella, nëpërmjet këtij formimit profesional, aftësohen gjithashtu jo vetëm për t’u futur në tregun e punës, por aftësohen edhe për të vënë në punë resurset më të mira të zonave dhe të rajoneve ku ata jetojnë, që sot duken si të braktisura, por që jam i sigurt se në saje të këtyre dijeve e aftësive do të mund të ribëhen shumë shpejt qendra aktraktive, sidomos për turistët e huaj ashtu sikurse ka ndodhur me Valbonën, Thethin, Currajn, Vermoshin apo me shumë rajone të tjera të Shqipërisë”.

“Vendi ynë ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim në fushën e turizmit, agroturizmit apo shërbimeve. Nxitja dhe orientimi i të rinjve drejt këtyre degëve të ekonomisë duhet të jetë një prioritet i të gjitha strukturave shtetërore, sipërmarrjes dhe shoqërisë civile”, tha Meta.

Po ashtu presidenti theksoi se, “lidhja e shkollave profesionale me sipërmarrjen është e domosdoshme dhe duhet ta nxisim akoma edhe më tej, pasi përfitimi është dyanshëm. Është e rëndësishme që ky bashkëpunim të kthehet në një normë pune dhe të mos mbetet i rastësishëm. Kjo do të sillte jo vetëm një planifikim më të mirë nga ana e shkollës në hapjen e kurseve të reja, që do t’i shërbenin sipërmarrjes, por do të sillte rritje të punësimit të të rinjve e të rejave, që mbetet një sfidë e vazhdueshme për ne”.

“Shqipëria është një vend, me potenciale të rëndësishme dhe pasuri e bukuri të jashtëzakonshme. Por vendi zhvillohet dhe begatohet jo thjesht nga dhuratat që na i ka falur Zoti, por në radhë të parë nga ndërgjegjësimi ynë për të rritur kapacitetet njerëzore dhe profesionale, për të krijuar një fuqi të kualifikuar dhe konkurruese jo vetëm për tregun lokal dhe kombëtar, por edhe për atë ndërkombëtar. Dhe këtu roli kryesor i mbetet arsimit profesional dhe të gjithë neve për t’i dhënë mbështetjen më të fortë këtij arsimi”, tha Presidenti Meta.

/a.rada

Next Post
Reshjet e dëborës, ARRSH: Ja akset ku duhet të përdorni zinxhirë

Reshjet e dëborës, ARRSH: Ja akset ku duhet të përdorni zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In