Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vizitoi panairin e shkencës dhe inxhinierisë, të organizuar nga Kolegji “Turgut Ozal” të Tiranës, raporton zyra e shtypit pranë Kuvendit.
Ai u njoh nga afër me shpikjet inovative që nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur dhe i kishin ekspozuar në këtë event.
Kryeparlamentari vlerësoi këtë iniciativë, duke theksuar se është e domosdoshme për të nxitur fëmijët që të shpalosin dhe zhvillojne aftësitë e tyre krijuese.