• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në Këln me diasporën: Ambasadorët më të mirë të Shqipërisë

by Java News
25/11/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i ftuari i Nderit dhe folësi kryesor në Konferencën që u mbajt në kryeqendrën e Landit të North Rhine-Eestphalen të Republikës Federale të Gjermanisë në Këln, me temë: “Dita e Dialogut të Diasporës”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve mes të cilëve ishte Nënkryetari i Bashkisë së Këlnit Ralf Heinen, Sekretarja e Shtetit gjerman Serep Guler, Ministri i Zhvillimi Ekonomik i Kosovës Valdrin Lluka, kryebashkiakë nga Shqipëria, Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe Konsullja e Nderit Anduena Stephan e shumë përfaqësues nga diaspora shqiptare, Presidenti Meta e nisi fjalën e tij duke vënë në dukje se nuk mund të mungonte në këtë aktivitet për tri arsye: së pari, sepse ai zhvillohet në Gjermani, sot motori i zhvillimit të Evropës; së dyti, sepse ai zhvillohet në rajonin e Eestphalias, Landit me popullsinë më të madhe në Gjermani dhe me një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi; dhe së treti, për shkak të prezencës domethënëse të diasporës shqiptare në këtë vend.

Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria i mbetet borxhlije diasporës së saj, jo vetëm prej traumave të kaluara por edhe për mundësitë e kufizuara për mbështetjen e tyre. Presidenti theksoi se rritja e mundësive për një dialog më të dobishëm dhe rezultativ me diasporën, rrit gjithashtu potencialin që kjo e fundit të ketë një ndikim më të madh në zhvillimin, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Institucionalizimi më tej i dialogut nëpërmjet Ministrisë së Shtetit për Diasporën është një urë e mirë bashkëpunimi, duke shpresuar që ajo të ndihmojë për ta bërë më të lehtë përballimin e trysnisë dhe presioneve që globalizmi ushtron sot ndaj ruajtjes së vlerave dhe traditave kombëtare.

Në këtë kontekst, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e promovimit të identitetit, trashëgimisë dhe gjuhës shqipe nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta me shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, etj. Duke u ndalur tek rëndësia e ofrimit të shërbimeve ndaj bashkëkombasve tanë, Presidenti Meta renditi disa nga përmirësimet që janë bërë në këtë aspekt, përfshirë shërbimet e dixhitalizuara, por duke veçuar marrëveshjet dypalëshe për mbrojtjen e ndërsjellë shoqërore, si ajo e hyrë tashmë në fuqi me Gjermaninë. Presidenti theksoi se të tilla marrëveshje janë veçanërisht të rëndësishme për vende ku shqiptarët janë më të shumtë në numër, si Italia, Greqia, Anglia, etj.

Duke cilësuar si ambasadorët më të mirë at large, artistët, sportistët, krijuesit, që shkëlqejnë në skenat evropiane, dhe përçuesit me të mirë të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Presidenti Meta bëri gjithashtu thirrje për një përpjekje të përbashkët për të përmbysur raportin e “brain drain”-it me “brain gain” në Shqipëri. Presidenti u shpreh se beson tek aftësitë e mëdha të diasporës për një sukses më të madh në përmirësimin e imazhit të vendit, por duke shpresuar që të jetë veçanërisht lokomotivë e përshpejtimit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Në fund, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen që Bashkia e Këlnit dhe në tërësi Gjermania ofron për shqiptarët që jetojnë atje, duke theksuar se marrëdhënia e vërtetë është ajo ndërmjet qyteteve dhe qytetarëve. Presidenti u shpreh se ne mbështetemi tek Gjermania për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ashtu sikurse Gjermania mund të mbështetet tek Shqipëria për të ardhmen evropiane të Ballkanit.

Next Post
Elbasan, PD dhe LSI bojkotojnë festën e 105 vjetorit të pavarësisë

Elbasan, PD dhe LSI bojkotojnë festën e 105 vjetorit të pavarësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In