• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Meta në inaugurimin e rehabilitimit të kanalit vaditës, Vjosë-Levan: E kthejmë bujqësinë sektor tërheqës  

by A R
08/10/2016 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar dhe nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti mori pjesë në inaugurimin e rehabilitimit të kanalit vaditës Vjosë-Levan.

Kryetari i Kuvendit u njoh nga afër me investimin e kryer dhe me mundësitë e reja që krijohen për rritjen e mëtejshme për bujqësinë.

Duke folur gjatë këtij inspektimi, z. Meta shprehu besimin se me angazhimin e treguar dhe me një mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen, bujqësia do të jetë një sektor tërheqës i transformimit të ekonomisë

“Mendoj se rehabilitimi dhe vënia e plotë në punë e këtij kanali kaq të rëndësishëm për të gjithë këtë zonë dhe për Myzeqenë, Vjosën dhe Fierin është mjaft e rëndësishme për të mbështetur të gjithë fermerët në këtë zonë në mënyrë që ata të vënë më shumë sipërfaqe toke në punë, në mënyrë që ata të kenë prodhime më të mira. Në këtë drejtim duhet të vazhdojë kjo punë e shkëlqyer që është bërë këtu në të gjithë Shqipërinë për të përmirësuar infrastrukturën e tokave bujqësore në shërbim të kullimit të vaditjes, të rritjes së prodhimeve bujqësore pasi kjo është e domosdoshme për të rritur ekonominë e vendit tonë, për të përmirësuar të ardhurat e fermerëve tanë , për të hapur vende të reja pune. Unë besoj se me këtë angazhim, me këtë energji dhe me një mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen, ne do të bëjmë të mundur që bujqësia të jetë një sektor tërheqës i transformimit të ekonomisë sonë kombëtare, por edhe familjare”, – tha z. Meta.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti vlerësoi se është bërë një punë e jashtëzakonshme për të rikonstruktuar këtë kanal vaditës që konsiderohet si aorta e bujqësisë shqiptare.

“Ne këtu ndodhemi në një nga veprat e artit të kanalit të vaditjes Vjosë-Levan i cili njihet edhe si arteria kryesore, apo aorta e bujqësisë shqiptare, pasi vadit fushat pjellore të Myzeqesë, të gjithë këtij rajoni në një shtrirje prej 32 kilometrash. Ky kanal para dy vjetësh ka qenë totalisht i bllokuar, ishte i mbushur me sedimente, me shkurre dhe në sajë të një pune energjike, të investimit të bërë nga Ministria e Bujqësisë është realizuar një vëllim i jashtëzakonshëm pune. Janë zhvendosur me qindra mijëra kub dhera dhe sedimente. Kanali tashmë është funksional, i gatshëm për të përballuar të gjithë nevojat e bujqësisë për vaditje”, – tha z. Panariti duke shtuar se Ministria që ai drejton ka punuar në dy drejtime.

“Në radhë të parë në vaditjen e tokave bujqësore dhe pikërisht si rezultat i kësaj pune shumë të mirë që është bërë ne kemi pasur dyfishim të eksporteve dhe të prodhimeve bujqësore. Pa ujë nuk ka bujqësi. Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë me bordet e kullimit po investohet fuqimisht edhe në mbrojtjen e bujqësisë nga përmbytjet. Fillimisht mbrojmë dhe pastaj zhvillojmë. Kjo është një shpresë shumë e mirë për bujqësinë, që pikërisht si rezultat i këtyre ndërhyrjeve në infrastrukturën e kullimit dhe vaditjes është në gjendje që të shpalosë të gjithë potencialin e saj prodhues dhe eksportues”, tha z. Panariti.

 

Next Post
“Call center” për eliminimin e radhëve, 400 shërbime shtetërore nëpërmjet telefonit

"Call center" për eliminimin e radhëve, 400 shërbime shtetërore nëpërmjet telefonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In