• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Finlandës: Vend i bukur falë njerëzve të sakrificës

by A R
13/12/2017 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në festën jubilare të 100-vjetorit të Pavarësisë së Finlandës. Ai ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga ambasada e këtij vendi ndërsa mbajti një fjalim ku  foli me superlativa për këtë shtet.

“Finlanda ky vend i bukur falë njerëzve të sakrificës, patriotizmit, punës, dashurisë, tolerancës e bashkëpunimit, ka arritur në 100 vjet të jetë vend lider për mjedisin e gjelbërimin, demokracinë e të drejtat e njeriut, inovacionin e teknologjinë, falë investimit për edukimin e fëmijëve dhe rinisë. Ndaj s’mund të mungoja mbrëmë në Festën e Finlandës nga e cila duhet të mësojmë më shumë”, tha Meta mes të tjerash.

Fjala e plotë:

I nderuar Ambasador Juha Pyykko,
Të nderuar Ministra, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve,
Të nderuar Ambasadorë, finlandezë dhe miq të Finlandës,

Kur Ambasadori Pyykko më paraqiti letrat kredenciale një muaj më parë, ramë dakord se nuk mund të mungonte një ceremoni në Tiranë, që do të shënonte 100-vjetorin e pavarësisë së Finlandës.

Përparimi që ka bërë Finlanda në 100 vitet e shtetformimit të saj është vërtetë mbresëlënës dhe frymëzues.

Edhe pse vend modest në reklamimin e zhvillimit të madh të arritur falë punës së palodhur të popullit të saj energjik, Finlanda ka vendosur sot siglën e saj, si vendi më i gjelbër në botë, shembull i mirëqeverisjes, transparencës dhe demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Finlanda është vend lider në avancimin e teknologjisë, inovacionit dhe ekonomisë së dijes, falë reformave shembullore në arsim.

Në këtë përvjetor Finlanda kujton figurat e çmuara të historisë së saj, që kanë lënë shenjën e tyre në 100 vitet e para të pavarësisë. Ne i bashkohemi në këtë gëzim, duke bashkëndarë vlerësimin dhe mirënjohjen më të thellë për një personalitet të spikatur politik, Nobelist të paqes, dhe një prej arkitektëve të pavarësisë së Kosovës, Presidenti Marti Ahtisaari.

Propozimi i guximshëm i Ahtisarit për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, si fazë e parë, që do të çonte në ndërtimin e shtetit më të ri në Ballkan në shekullin e 21, qe një arritje e madhe jo vetëm ëpr Kosovën, për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Unë uroj, që kjo lidhje e veçantë mes nesh të jetë një ogur fatbardhë që edhe Shqipëria edhe Kosova të kenë një zhvillim po kaq të vrullshëm sa Finlanda, të maturohen në arritjen e konsensusit për çështjet e mëdha e me rëndësi jetike për vendin, dhe të jenë të afta të ndërtojnë mbi vlerat dhe parimet demokratike të Europës që aspirojmë t’í bashkohemi.

Dua të kujtoj një tjetër personalitet finlandez, Komisionerin për Zgjerimin Olli Rehn, gjatë mandatit të të cilit Shqipëria firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe nisi procesin e negociatave për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Duke besuar në mbështetjen e Finlandës edhe në të ardhmen, jam i bindur se pikëtakime të tjera do t’í afrojnë më shumë vendet tona, duke eksploruar të gjitha mundësitë e bashkëpunimit me interes të ndërsjelltë. Ashtu sikurse Nokia këtu i lidh njerëzit me njëri-tjetrin, po ashtu edhe Finlanda me diplomacinë dhe pozitivitetin e saj.

I uroj popullit finlandez dhe Finlandës gjithë të mirat dhe prosperitet!

Gëzuar 100 vite pavarësi Finlandë!

Next Post
Shtohen tensionet, Izraeli bombardon Rripin e Gazës pas sulmeve me raketa

Shtohen tensionet, Izraeli bombardon Rripin e Gazës pas sulmeve me raketa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In