Presidenti i vendit Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka vizituar fermat ku kultivohen mjedrat në komunën e Shterpcës (Brezovicë).
Sipas Metës Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide.
Presidenti Meta shprehet se vizioni i Bratislavit, Kryetarit të komunës mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën.
a.ç














