Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, është takuar me ish-kancelarin e Gjermanisë, Gerhard Schroeder, në Berlin. Meta gjendet në Gjermani, i ftuar në Kongresin e Partisë Socialdemokrate (SPD), dhe aty është takuar me njeriun që drejtoi vendin në periudhën 1998-2005, para se t’i linte vendin me kompromis politik kancelares aktuale, Angela Merkel.