Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon disa takime pune në Berlin.
Gjatë kësaj vizite, Meta u takua me përfaqësues të grupeve parlamentare në Bundestag si dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller.
Një tjetër takim ishte dhe ai me Andreas Scheuer, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë CSU si dhe me zëdhënësin për Çështjet për Ekonominë të CDU –CSU, z. Joachim Pfeiffer.
Në vijim të takimeve, Meta bisedoi dhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Roderich Kiesewetter (CDU) me të cilin u diskutua për bashkëpunimin dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian. Meta dhe Kiesewetter diskutuan edhe mbi ecurinë e procesit të Berlinit.