• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta ndan 600 karta anëtarësie në Berat: LSI promotore e reformave të mëdha

by A R
05/11/2016 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me banorë të Beratit, ku iu dhanë kartat edhe 600 anëtarëve të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe N/Kryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, deputetët Silva Caka dhe Gledion Rehovica, Kryetarja e KDK-së së LSI-së, Erisa Xhixho, anëtari i Kryesisë së LSI-së, Nasip Naço, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Selfo Kapllani, etj.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, që u zhvillua në prag të zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta vlerësoi rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në realizimin e reformave më madhore të vendit, që do të bëjnë të mundur çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Ne presim javën e ardhshme një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Padyshim që roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë kyç për realizimin e shumë reforma në vend dhe në mënyrë të veçantë për arritjen e konsensusit për reformën kryesore, atë të drejtësisë. Sepse vetëm përmes bashkëpunimit për çështjet më të mëdha që i interesojnë të ardhmes afatgjatë të vendit dhe qytetarëve tanë, ne do të arrijmë të plotësojmë të gjitha ato standarde që kërkon anëtarësimi në Bashkimin Europian, por që kërkon edhe përmirësimi i vazhdueshëm i standardeve të jetesës së qytetarëve tanë”, – deklaroi Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, Meta theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë shumë më tepër nga vetja në mënyrë që t’i shërbejë më mirë Shqipërisë dhe të gjithë atyre që besojnë tek kjo lëvizje. Sipas z. Meta, hapja e LSI-së është një kontribut shumë i rëndësishëm për forcimin e saj, ashtu sikurse demokratizimi i mëtejshëm i vetë LSI-së e ndihmon atë që të bëhet akoma më e fortë.

“Një LSI më e fortë do të thotë një Shqipëri më e qetë, më e stabilizuar dhe më e sigurt në rrugën e integrimit evropian dhe për zhvillimin e qëndrueshëm. Ndaj rritja e LSI , fuqizimi i saj, ruajtja e vlerave që kjo forcë politike ka sjellë dhe për të cilat qëndron në jetën politike të vendit është një shërbim në radhë të parë ndaj vendit, – deklaroi z. Meta. – LSI do të kërkojë shumë më tepër nga vetja në mënyrë që t’i shërbejë më mire Shqipërisë dhe të gjithë atyre që besojnë tek kjo lëvizje. LSI gjithmonë gjen fuqinë për të reflektuar dhe për të përmirësuar vetveten. Dhe kjo është një nga avantazhet më të mëdha të saj në raport me forcat e tjera politike që shkëputen nga realiteti”.

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj tha në fjalën e saj se zgjedhjet brenda strukturave të LSI-së janë një mundësi e mirë për të afruar edhe më shumë njerëz të dijes brenda strukturave drejtuese të partisë.

“Është shumë e nevojshme që në politikë të angazhohen të rinjtë, është shumë e nevojshme që në politikë të angazhohen gratë, por mbi të gjitha është e nevojshme që në politikë të angazhohen intelektualët, njerëz të dijes, njerëz të arsimit të cilët kanë fjalë të ndryshme për t’i thënë politikës përtej asaj që ne bëjmë aktualisht. Në këtë kuadër mendojmë se në zgjedhjet e datës 6 nëntor, por në të njëjtën kohë edhe Konventa Kombëtare që do të mbahet në dhjetor, do të na shërbejë për t’u hapur ndaj faktorëve të cilët duhet të sjellin risi në LSI. Sepse këto zgjedhje brenda LSI-në në të vërtet janë zgjedhje për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për të ardhmen tonë”,- theksoi Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Deputetja e LSI-së për qarkun Beratit,  Silva Caka theksoi në fjalën e saj se e anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim duhet të votojë në datën 6 nëntor për kandidatët që përfaqësojnë interesin e qytetarëve.

“Do të doja që të shkonit ditën e diel t’i drejtoheni kutive të votimit, duke pasur vetëm një gjë në mendjen tuaj, që të votoni atë kandidaturë dhe ata delegatë që do të përfaqësojnë më së miri interesin tuaj”,- tha deputetja Caka.

Kryetarja e Këshillit Drejtues Kombëtar, Erisa Xhixho theksoi në fjalën e saj përpara anëtarësisë së LSI-së në Berat e Shqipëria ka nevojë për një parti politike që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit duke shtuar se: “Ne kemi nevojë për një parti dhe një politikë shumë më konstruktive e cila mendon mbi të gjitha për të ardhmen e vendit. Jam bërë shumë krenare për qëndrimin e LSI për një nga reformat më të dëshiruara nga shqiptarët që ishte reforma për drejtësi. Një qëndrim shumë konstruktiv për miratimin me konsensus të kësaj reforme, larg konfliktualitetit që na ka lënë pas këto 25 vite”.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi u shpreh në fjalën e saj se Berati është nga ato qarqe që anëtarësia e LSI-së rritet çdo ditë.

“Ka një gjë që rritet në Berat në çdo stinë të vitit dhe ajo është mbështetja për LSI-në, anëtarësimi i qytetarëve të Beratit në familjen tonë të madhe dhe siç është angazhimi jonë si LSI për t’i ndihmuar, për t’i krijuar qytetarëve, të rinjtë e Beratit në çdo stinë, kohë, ditë të vitit. Por ajo gjë që rritet dhe kamë ndier unë këtu në qytetin e Beratit ka qenë energjia e të gjithë të rinjve që janë të angazhuar me LRI-në, të pa lodhur, vizionar dhe ëndrrat, shpresat dhe pasionin e tyre e kanë besuar tek LSI”, – pohoi kryetarja e LRI-së./a.m.

Next Post

Kathimerini sulmon Ramën: Mendon se bota rrotullohet rreth tij e në Bruksel i kanë shtruar tapetin e kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In