• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, moro mu

by Sokol Balla
17/10/2016 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Ilir Meta kthehet ndryshe sot nga Athina. I shoqëruar nga disa deputetë minoritarë dhe socialist, ai pritet të përballet me “llogarinë” e Shpëtim Idrizit: se përse në delegacion nuk kishte asnjë deputet çam. Por Ilir Meta e ka përgjigjen gati: se ai në Athinë nuk u takua me asnjë deputet të Agimit të Artë. Ai vjen me vete me vlerësimet e kryeministrit Cipras për “rolin e tij të moderuar” jashtë qëndrimeve ekstremiste. Si duket kjo vizitë kishte pikërisht këtë qëllim: që të dy vendet të tregonin se kanë alternative kontakti, sa herë çështja çame del në skenë e diskutohet, debatohet e sjell përplasje, siç solli muajin e fundit mes dy miqve, që u duk se kishin gjetur gjuhën e përbashkët: Bushati dhe Kotzias.

Nuk është një secret që raportet Meta Bushati nuk janë nga më të shkëlqyerat dhe shpesh shpura e kreut të LSI shihte tek ai, një nga burimet e ndotjes së imazhit të Metës gjatë diskutimeve të ashpra Brenda mazhorancës për Reformën në Drejtësi. Por dalja hapur e Metës në Athinë me një qëndrim shumë më të moderuar sesa ministry I jashtëm për çështjen çame, të cilën e quajti me “qasje të ndryshme”, pa shtuar se ai vetë me cilën qasje ishte, vuri një distancë të thellë mes tij dhe qeverisë, për këtë çështje delicate. Sigurisht që Meta nuk është politikan naiv dhe lëvizja e tij është e kalkuluar, por më shumë e balancuar me gjasë me lëshime të paprecedenta nga pala greke, sidomos për Ligjin e Luftës. Edhe deklarata për varret e presidentit Pavlopulos, që gjeti një pohim në heshtje nga Meta, sigurisht ka një bazë: se kjo çështje është në negocim e sigurisht do të marrë një zgjidhje, sapo Greqia të bëjë më të qartë qëndrimin e saj për hapjen e negociatave, në respect të asaj që vetë Athina ka thenë: se është sponsor kryesor I Shqipërisë së bashku me Italinë, në procesin e integrimit europian. Meta kështu me këtë vizitë tenton thuajse me sukses të vendosë diplomacinë parlamentare si lokomotivë zëvendësuese, në mos jo, plotësuese të diplomacisë qeveritare, duke I dhënë një goditje personale ministrit Bushati,.

Por sigurisht që kjo vizitë e Metës dhe rezultatet e saj kanë edhe një kontekst të brendshëm politik. Ndërsa kryeministri Rama ende nuk ka vizituar Athinën prej disa vitesh dhe marëdheniet e tij me faktorin politik të mbështetur nga Greqia janë thuajse armiqësuar, Ilir Meta me dy Vangjelët në Athinë, tregoi se minoriteti ka ende diku ku mund të mbështetet në mbijetesën e tij në politikën parlamentare, ndërsa prania e Arta Dades forcon idenë, se LSI mund të kthehet në një qendër alternative gravitacioni për pakënaqësitë Brenda mazhorancës, duke mbledhur të gjithë këta elementë rreth vetes. Por sigurisht që suksesi I tij personal I vizitës në Athinë është mesazhi më I fortë që I shkon kryeministrit Edi Rama. Në radhë të parë, para vizitës së tij në Beograd, një tjetër “domen” I preferuar diplomatic rajonal I Ilir Metës, po ku kryeministri tashmë I sponsorizuar nga Merkel ka vendosur për të, një gardh tashmë të pakapërcyeshëm. Në radhë të dytë, por jo nga rëndësia, nga Athina Ilir Meta kushtëzoi hapjen e negociatave, me dorën e grekëve. Duke treguar se zgjerimi I mazhorancës me partinë e çamëve, jo domosdoshmërisht zgjeron mundësinë e Edi Ramës për të ushtruar më shumë pushtet Brenda saj.

Forcimi I pozitave të Shpëtim Idrizit në nivelin e dytë të qeverisjes, nuk ka qënë asnjëherë jashtë vëmendjes së Metës, I cili deri para pak kohësh jepte idenë se Idrizin e kishte pas vetes kudo që ai do të shkonte. Por që në zgjedhjet e 2013, fërkimet ishin të forta, pas akuzave të PDIU se Meta po mbështeste një parti tjetër “çame”. PDIU, e cila me dinakëri, forcë por edhe balet politik, arriti të merrte pesë mandate duke kandiduar me opozitën, prej zgjedhjeve locale te 2015 është radhitur me koalicionin e majtë. LSI u mundua të dukej indiferente në këtë afrim, por indiferenca e saj, u shpagua keq në Dibër, ku PDIU ishte shumë active dhe nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia positive për fitoren e thellë të Muharrem Ramës. Dibra, është një nga rajonet elektorale më të rëndësishme. Në 2009, ishte qarku që vendosi rezultatin e ngushtë në favor të koalicionit të PD dhe në 2013 ishte një nga “sëing states”, që përcaktoi edhe fitoren e koalicionit të majtë. Pikërisht këtu PDIU synon një mandat shtesë, por jo vetëm. Kjo parti e cilësuar ekstremiste në Greqi, një compliment ky për veshët e Idrizit, ankesat e Athinës ndaj të cilës kishin rënë në veshin e shurdhër të Ramës, kësaj radhe patën gjithë vemendjen e Metës. Deklarata e tij se “në Shqipëri nuk ka parti nacionaliste”, më shumë sesa të qetësonte Athinën, ishte për të përcjellë te çamët në Tiranë, se kreu I tyre nuk ishte edhe kaq I rëndësishëm në Greqi.

Natyrisht vallja e re politike e Metës mes Athinës e Tiranës, nuk është një pogonishte e thjeshtë. AJo është një valle mbi majën e shpatës. Një valle që kërkon qetësi. Një virtyt që Metës nuk I mungon. “Me kardhja’” pastaj, është një çështje tjetër.

Next Post
LIGJI I PRONAVE/ Venecia rrëzon pretendimet e Presidentit Nishani: Ligji është ‘OK’

LIGJI I PRONAVE/ Venecia rrëzon pretendimet e Presidentit Nishani: Ligji është ‘OK’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In