Sali Berisha dhe Ilir Meta u pyetën sot nëse do të mbajnë përgjegjësi në rast se humbasin në zgjedhjet lokale 2023.
Kreu i PD tha se marrëveshjet me të kanë rezultuar vetëm në fitore.
“Realiteti dhe dëshmia më flagrante është incidenti Basha” – tha Berisha.
Nderkohë që Meta shtoi se “ka mbaruar një herë e mirë koha kur rezultati i ndeshjës trukohej nga Edi Rama”.
I pyetur nëse i ka propozuar Sali Berishës veten e tij për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Meta tha:
“Se çfarë del nga korridoret e Fugës nuk është përgjegjësi e jona, por koha e bunker-bashkive ka përfunduar. Ka ardhur koha që Nënë Liza që është kthyer në simbol jo vetëm të mos guxojë kush ta dhunojë, por të ketë foltoren e saj”.
/a.r