• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Miratimi i Reformës, detyrë kombëtare për LSI

by Aalison Pearse Stevens
02/06/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Komitetin Drejtues, ku kryetari Ilir Meta tha se partia e tij është e vendosur për Reformën në Drejtësi. Meta e quajti Reformën si një detyrë kombëtare.

“LSI mendon dhe beson që miratimi i reformës në drejtësi është një detyrë kombëtare. Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme që duhet përmbushur për interesin e qytetarëve tanë. Për të goditur në mënyrë të vendosur korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë një shqetësim mjaft serioz për qytetarët dhe pengesë mjaft serioze për zhvillimin me të shpejtë të vendit dhe integrimin me të shpejtë në BE. Nuk mund të ketë një rekomandim dhe një hap tjetër të Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në rast se kjo reformë nuk miratohet dhe nuk miratohet tani.”- deklaroi Meta.

Kreu i LSI-së theksoi se çdo vonesë në miratimin e reformës do të jetë e kushtueshme, për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

“Ne mbajmë përgjegjësi për LSI, për ata që kanë votuar tek ne dhe që besojnë tek ne, por natyrisht që mbajnë përgjegjësi për të gjithë qytetarët shqiptarë që në shumicën dërrmuese e kërkojnë këtë reformë. Shpresojmë që të gjitha palët politike ta miratojnë këtë reforme. Për ne është i mjaftueshëm certifikimi i Euralius dhe ODAT për miratimin e kësaj reforme. Është një pengesë e madhe mosbesimi që ekziston mes palëve. Unë besoj se standardet që ofron Komisioni i Venecias dhe zgjidhjet e propozuara nga Euralius dhe ODAT janë të nevojshme që ne ti japim jetë kësaj reforme në parlament brenda muajit qershor. Çdo vonesë do të ishte e kushtueshme. Nënvizoj vendosmërinë e LSI për të votuar këtë reformë sipas standardit të Komisionit të Venecias dhe zgjidhjeve që janë dhënë nga Euralius dhe ODAT që tani.”- theksoi Meta.

Kreu i LSI theksoi edhe rëndësinë e miratimit në kohë të reformës zgjedhore, në mënyrë që palët që do të marrin pjesë në proces të jetën të përgatitura.

“Reforma në drejtësi do të hapë një faqe të re në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe do të krijojë kushte shumë të mira për zhvillimin ekonomik të vendit. Po kështu do të përmirësohet klima e biznesit. Reforma vjen pas miratimit të legjislacionit për dekriminalizmin, i cili ka dhënë efektet e para. LSI mbetet e vendosur për të mbështetur këto reforma. Elemente me rekorde kriminale nuk kanë vend në përfaqësimin publik. Ky është një detyrim dhe borxh që u kemi qytetarëve shqiptarë. Reforma në drejtësi dhe vazhdimi pa pengesa i procesit të dekriminalizmit, duhet shoqëruar edhe me reformën zgjedhore. E cila duhet bërë tani, dhe të mos lihet për momentin e fundit, në mënyrë që të gjithë aktorët që marrin pjesë në zgjedhje të jetë të përgatitur për lojën elektorale, në mënyrë që vota e çdo shqiptari të jetë e shenjtë dhe e pacenueshme. Këto janë detyrim për jetën demokratike dhe institucionale në vend. Njoftojmë të gjithë anëtarësinë tonë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në LSI”, tha Meta.

Kreu i LSI shprehu ndërkaq vlerësime edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe rezultatet e arritura.

“Dëgjojmë fjalët më të mira për përfaqësuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim kudo. Forumeve që do zgjidhen në LSI do t’u jepet një frymë më e mirë e bashkëpunimit, solidaritetit, dhe qëllimeve më të mira për vendin. Këto zgjedhje duhen parë si një mundësi për të treguar standardet më të larta demokratike”, tha Meta.

d.i.

Next Post

Hotelet e skuadrave në Euro 2016, Shqipëria më shtrenjtë se Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In