• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta mesazh për Erdogan: Solidarë me ju në luftën kundër terrorizmit

by A R
25/06/2018 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi homologut të rizgjedhur truk Recep Tayyip Erdoğan
Meta teksa e uron për fitoren shkruan se gjatë mandatit të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë.

Ndër të tjera Meta shprehet se shqiptarët do jenë solidarë me popullin mik turk në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Turqisë.

Mesazhi i plotë:

I nderuar Zoti President,

Urimet më të mira e të përzemërta për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale! Ju uroj nga zemra shumë suksese në përmbushjen e agjendës Suaj dhe drejtimin e zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë e të popullit mik turk.

Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë.

Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t’i çuar më tej këto marrëdhënie.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që Ju dhe Turqia i keni dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite.

Shqiptarët janë mirënjohës dhe do të jenë solidarë me Ju dhe popullin mik turk në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Turqisë.

Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë./a.m.

Next Post
Pedagogët pa rroga, zv.dekani i Filologjikut: Qeveria test nënshtrimi!

Bubullimat e Qershorit, si do shembim Teatrin dhe do sjellim 600 mijë sirianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In