• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta merr rolin e kryeopozitarit, sulmon përsëri Ramën: Frymëzimi i buron nga Bienalja e Venecias, është vetëm Artist

by Java News
03/07/2019 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kreu i shtetit ka reaguar sërish përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, lidhur me reformën në drejtësi, të cilën e ka etiketuar tashmë si ‘Ramaforma”.

Meta ka publikuar statusin e dytë në pak kohë për ditën e sotme mbi këtë cështje duke shkruajtur refleksione të Ramaformave.

Presidenti shkruan se për këtë Reformë u angazhuan profesorët më të mirë të Europës në të drejtën kushtetuese, të cilët bënë një punë të shkëlqyer për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur nga politika.

Sipas tij, profesionalizmi dhe paanësia e tyre garantoi konsensusin historik me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtshme dhe Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias.

Por Meta jep edhe sqarie se ku bazohet Ramaforma?!! Ai thotë me ironi se përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias. Pse thotë Meta? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist.”

Meta paralajmëron se do të nisë me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë në Ramaformë, ‘një cikël i gjatë shpjegues dhe çtensionues.

Postimi i Presidentit Ilir Meta 

“Refleksione” mbi Ramaformat (Drejtësia e para)

Reforma në Drejtësi me të drejtë u vlerësua nga mbi 90% e qytetarëve si domosdoshmëri ulëritëse për t’i dhënë fund korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe për të rritur besimin te sundimi i ligjit.

Shumë misione ekspertësh ndërkombëtarë u angazhuan dy vite para miratimit të saj në Kuvend dhe shumë programe financimi vazhdojnë edhe sot.

Por baza e konsensusit të arritur ishin vetëm rekomandimet e Komisionit të Venecias, që është institucioni më prestigjioz në Europë dhe i pranuar nga të gjitha palët, brenda vendit por dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Për këtë Reformë u angazhuan profesorët më të mirë të Europës në të drejtën kushtetuese, të cilët bënë një punë të shkëlqyer për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur nga politika.

Profesionalizmi dhe paanësia e tyre garantoi konsensusin historik me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtshme.

Pra Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias.

Po Ramaforma ku bazohet?!!

Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias.

Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist.

Ju të gjithë e dini arritjen më të freskët të Ramaformës në Drejtësi, pikërisht momentin kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajetit trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit.

Pas pak fillojmë me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë në Ramaformë.

Ky do të jetë një cikël i gjatë, shpjegues dhe çtensionues.

Pasi të përfundojmë me Ramaformën në Drejtësi, do vijojmë me Ramaformat në të gjitha fushat e jetës.

Falëminderit për durimin tuaj!

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Kjo është zyra që Xhelal Mziu thotë se s’do e lëshojë

FOTO/ Kjo është zyra që Xhelal Mziu thotë se s'do e lëshojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In