• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta më ka thënë se varri na ndan”, Braho: Ky njeri pa karakter më krahason mua me Sulo Gradecin…

by A R
01/06/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS-së Spartak Braho, i ftuar në emisionin “Front line” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se Meta dikur i ka thënë se “varri na ndan”.

Braho theksoi se e ka mbështetur dikur Metën, sepse gjykonte se e donte Shqipërinë dhe se ishte i ri e do punonte për të mirën e vendit. Ai shton se Meta u sëmur shumë shpejt në cilësi dhe bëri aleancë me Sali Berishën, siç e quajti ai, armik të së majtës.

“Të përshëndes Ilir Meta dhe mbaj mend se ke thënë se ne të dyve varri na ndan. Ky njeri pa karakter më krahason mua me Sulo Gradecin, që është personazh shumë pozitiv, partizan, skraparlli i devotshëm dhe sa herë atakohej me Metën, i thoshte bëj për Skraparin, bëj rrugën e Çepanit, të Malit të Tomorit. Rrugët e Gjirit të Lalëzit i ka bërë, por të Skraparit nuk i ka bërë. Ndoshta takohemi në atë botë dhe do ia kthej siç duhet. Unë nuk e kam tradhtuar Ilir Metën. Është miqësi politike e hershme, unë jam themelues i PS, më pas erdhi, e kam mbështetur, sepse ishte i ri, gjykoja se Shqipërinë e donte, traditat i donte, por u sëmur shumë shpejt në cilësi. Por, vura re edhe cilësi të tjera që lidhen me karakterin. Ne ikëm nga PS si reaksion ndaj Nanos, por jo për të shkuar me Sali Berishën. Kam thënë në Konventën Kombëtare, zoti Meta po shkëputemi nga PS që të mos ketë krizë vendit, por i kam thënë se Sali Berisha ngelet deri në fund Berishë, ka duartrokitur atëherë. Na mblodhi kundër së majtës dhe shkoi pas qerres së Dritan Priftit”, tha Braho.

Spartak Braho vlerësoi se Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe se vazhdon ta mbështesë idenë, se duhet sjellë në Komisionin hetimor, qoftë edhe me forcë.

“Meta ka shkelur Kushtetutën rëndë. Materiali do shkojë për shqyrtim në Kushtetuese dhe nuk mund të themi dot 100 për qind se vendimi i GJK do jetë siç thotë Komisioni Hetimor. Por, bazuar në ekspertë të nivelit të lartë dhe të shohësh edhe sondazhet, rreth 86 për qind e qytetarëve janë për shkarkim të presidentit, por pak rëndësi ka kjo, se nuk të shkarkon vendimi popullor.

Materialet kanë argumentuar shkeljet e rënda të presidentit dhe do sjellë shkarkimin e tij. Komisioni ka të drejtë ta thërrasë Metën me forcë, në bazë të Kodit Procedurial. Në 98 kemi thirrur Berishën me forcë. Për oportunitet politik, u vendos që të mos thirret me forcë. Duhej thirrur me forcë, nuk do vinte, punë e madhe. Hapat proceduriale duhen ndjekur të gjitha. Duhet t’i shkonte polici te dera, që nesër në orën tetë do paraqitesh”, u shpreh Braho.

/a.r

Next Post
Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me shumicë të thjeshtë

Vjosa Osmani takon nesër krerët e partive, do të vendoset data për zgjedhjet lokale

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Nji mut jeni ti sh taku e lir floriri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In