• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta me intelektualët dibranë: Dibra vatër atdhetare, ka dhënë shumë për Shqipërinë!

by Java News
20/01/2019 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një bisedë miqësore me personalitete të shquara drejtuese të klubit patriotik “Bashkësia Dibrane”, një nga shoqatat më të vjetra atdhetare e kulturore në vend.

Në këtë takim morën pjesë kompozitori i mirënjohur dhe “Nderi i Kombit”, z.Agim Krajka, Mjeshtri i Madh, z.Bujar Kapexhiu si dhe intelektualët z.Tim Xhilaga, z.Tofik Jegen, znj.Manjola Perja, z.Saimir Shatku dhe z.Faruk Kaba.

Presidenti Meta duke çmuar lart komunitetin dibran, cilësitë e spikatura njerëzore, atdhedashurinë dhe kontributin e madh të brezave të tërë të kësaj treve për Pavarësinë dhe forcimin e identitetit kombëtar, vlerësoi rolin e kësaj shoqate për ruajtjen e promovimin e vlerave të trashëgimisë së pasur historike e kulturore të Dibrës.

“Duke ju inkurajuar në misionin tuaj, vlerësoj traditën e jashtëzakonshme të klubit të njohur patriotik ‘Bashkësia Dibrane’, që për më shumë se një shekull ka kryer një sërë veprimtarish në mbrojtje të atdheut, promovimit të traditave, vlerave njerëzore, historike e etnofolklorike të kësaj treve, por edhe kontributin e çmuar të shumë figurave kombëtare me prejardhje nga Dibra, të cilët aq shumë kanë dhënë për Shqipërinë e çështjen shqiptare në përgjithësi”, – u shpreh Presidenti Meta.

“Ne i kemi borxh jo vetëm Dibrës por Shqipërisë, që trashëgiminë e vyer historike e kulturore që na kanë lënë të parët tanë, ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta pasurojmë më tej, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë tanë të duan vendlindjen e rrënjët e tyre, të mos mendojnë braktisjen por të ndërtojnë këtu një të ardhme të sigurtë, duke qenë krenarë për përkatësinë e tyre si shqiptarë”, – u shpreh Presidenti Meta.

Përfaqësuesit e shoqatës “Bashkësia Dibrane” pasi e njohën Kreun e Shtetit me aktivitetin e tyre patriotik e kulturor, e falënderuan për promovimin e vlerave kombëtare dhe në emër të komunitetit dibran i dorëzuan një kopje të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë  të ruajtur nga arkiva familjare e Faik Shatkut, ish-ministër i Arsimit në vitet ‘30.

a.cupaj

Next Post
Habit këngëtari shqiptar: Kam luajtur futboll kundër Ibrahimoviç në Suedi

Habit këngëtari shqiptar: Kam luajtur futboll kundër Ibrahimoviç në Suedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In