• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta me Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore të NDI, fuqizim i pjesëmarrjes së të rinjve në politikë

by A R
01/11/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin me të cilin diskutuan mbi bashkëpunimin e ngushtë mes NDI dhe LSI.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vyer të NDI në drejtim të konsolidimit të demokracisë së brendshme partiake, forcimit të transparencës dhe rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në politikëbërje, kryesisht me fokus në fusha prioritare për Shqipërinë si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit.

Benjamin vlerësoi angazhimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në drejtim të rritjes së parametrave të transparencës partiake, dhe në veçanti për hapat konkretë të ndërmarrë në drejtim të financimit të aktiviteteve partiake dhe shprehu angazhimin e NDI për të hartuar një program konkret bashkëpunimi për të ofruar ekspertizën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në Shqipëri.

Meta theksoi se LSI dëshiron të jetë model për transparencën financiare dhe në këtë kuadër vlerësoi ekspertizën e Institutit Demokratik Amerikan për të krijuar bashkarisht një kulturë bashkëkohore të transparencës politike në Shqipëri, sipas standardeve më të zhvilluara botërore.

Duke ndarë bindjen për rëndësinë që ka zhvillimi i politikave koherente dhe të rolit primar të mirë-qeverisjes, Meta dhe Benjamin u shprehën se fokusimi në fuqizimin e pjesëmarrjes politike të të rinjve dhe të grave në politikëbërje dhe në vendimmarrje duhet mbështetur më tej, veçanërisht në drejtim të forcimit të kapaciteteve në përgatitje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kryetari i LSI Meta shprehu vlerësimin këtu për mbështetjen e pakursyer që NDI i ka dhënë Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) dhe vuri në dukje se me rritjen e hapësirave nevojshme për një pjesëmarrje më aktive të grave dhe të rinjve në politikëbërje, do rritet edhe cilësia e vendimmarrjes dhe e qeverisjes, të cilat duhet të jenë afër qytetarëve dhe kërkesave gjithnjë në rritje të tyre.

Në përfundim, Meta theksoi se LSI do të punojë edhe më ngushtë me Institutin Demokratik Amerikan në funksion të përmirësimit të standardeve të demokracisë së brendshme partiake, dhe më gjerë në drejtim të demokratizimit të mëtejshëm të institucioneve legjislative dhe vendimmarrëse në vend. /a.m.

Next Post
“Kryeministri”, libri i ri i Ben Blushit

Blushi prezanton partinë e re: “LIBRA” do jetë busulla dhe shpresa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

March 10, 2026
NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In