Presidenti Ilir Meta do të mbledh Këshillin e Sigurisë ditën e sotme në orën 12:00 dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet online.
Mësohet se Kreu i Shtetit do të jetë në Presidencë, i shoqëruar nga Këshilltarët e tij, e ndërsa anëtarët e kabinetit qeveritar, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve kryesore në vend do të jenë në zyrën e tyre.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:
Presidenti
Kryeministri
Kreu i Kuvendit
Kreu i SHISH
Kryeprokurori
Kryetari i komisionit të Sigurisë
Ministri i Brendshëm
Ministri i Drejtësisë
Ministri i Mbrojtjes
Ministri i Ekonomisë dhe Financave
Ministri i Energjetikës
Ministri i Shëndetësisë
Ministri i Arsimit
Drejtori i Policisë së Shtetit
Drejtori i Emergjencave Civile
Kryetari i opozitës











