• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta lutet në kishen e Prullit për zgjedhjet e 25 prillit

by Ardit Rada
22/11/2020 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta, e ka nisur mëngjesin e së dielës duke publikuar një foto nga Lezha në të cilën shihet me dy gishtat lart.

“Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut. Mirëmëngjes dhe të diel të mbarë për të gjithë”, shkruan Meta krahas fotos.

Dje, kreu i shtetit ishte në Dibër ku mori pjesë në një ceremoni për 110-vjetorin e Kongresit të Dibrës, ndërsa sot radhën e ka Lezha.

Meta vizitoi Kishën e Prullit në Lezhë të vitit 1402, në kuadër të 30-vjetorit të rikthimit të besimit fetar në vendin tonë.

Presidenti Ilir Meta nga Kisha e Prullit në Lezhë dha mesazhin e fortë për shqiptarët, që të solidarizohen në këto ditë të vështira që po kalon vendi për shkak të pandemisë së COVID-19. Në një prononcim nga ky vend i shenjtë, Meta theksoi se besimi në Zot është forca më e madhe për mos të humbur shpresën.

Mes të tjerash ai ftoi të gjithë shqiptarët që të luten për mjekët dhe infermierët që ndodhen në vijën e parë të zjarrit përballë COVID-19 si dhe për të gjithë ata që sot kanë humbur të afërm apo dhe punët për shkak të situatës nga pandemia.

“Ky është një mesazh i fuqishëm dhe shumë kuptimplotë. Aq më tepër në këtë kohë të vështira që po kalon mbarë populli ynë. Vështirësitë janë shtuar dhe për shkak të pandemisë, që ka shtuar dramat njerëzore, familjare, shoqërore. Është një sfidë që po vazhdon.

Doja të theksoja në mënyrë të veçantë që të jemi në 30-vjetorin e rikthimit të besimit në Zot. Jo se për 40-50 vite populli ynë e humbi besimin, por e ruajti. Kjo kishë ka qenë dëshmitare e periudhës më të lavdishme të kombit tonë, të Skënderbeut, të Besëlidhjes së Lezhës, por dëshmitare edhe të periudhave më të vështira, të sundimit të barbarëve të huaj dhe atyre vendasve.

Të diktaturës, që u përpoqën që të hiqnin besimi nga Zoti. Fakti që kjo kishë është e rindërtuar, tregon se fuqia e saj vjen nga themelet e këtij vendi të lashtë, që janë të shenjta. Zoti ika dhënë forcë këtij populli, këtij komuniteti, shqiptarëve që mos të dorëzohen kurrë dhe mos të humbasin besimin tek e ardhmja. Kujdesin për njëri-tjetrin. Çdo sfidë t’i bëjë më të fortë.

Sa i takon kryqit, lartësia e tij tregon fuqinë e besimit të komunitetit të Spitenit, dhe të kombit tonë. Le t’i lutemi sot Zotit, kishës, kryqit, që të japë më shumë shpresë dhe besim popullit këtu në Spiten dhe mbarë popullit tonë. Besoj se me ndihmën e Zotit dhe të Kryqit ne do ia dalim. falënderim të veçantë e kam për njerëzit më të përkushtuar të komunitetit tuaj.

Zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve. Të lutemi për ata që po vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë. Të lutemi për mjekët dhe infermierët që po luftojnë atje prej pandemisë. Të lutemi dhe për ata që kanë humbur vendet e punës dhe t’ju jemi pranë që mos të largohen nga vendi.”, tha Meta.

Next Post
Lajm i mirë për të gjithë ata që e kanë kaluar COVID/ Studimi: Pacientët kanë imunitet 6 muaj

Studimi: Vaksina e fruthit nxit mbrojtje ndaj Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com